Sms-t zbulojnë xhihadin kosovar në
Siri, zgjedh parajsën para dashurisë

Sms-t zbulojnë xhihadin kosovar në<br />Siri, zgjedh parajsën para dashurisë
Mediat kosovare kanë publikuar sot një rast të veçantë të historisë së një xhihadisti kosovar. Kosovari i shkruante mesazhe të dashurës së tij nga Siria ku i shpjegonte se ai kishte zgjedhur parajsën para dashurisë.

Hadi Nura kishte zgjedhur parajsën para të dashurës së tij, Tringës. Rrugën për në parajsë besonte se e kishte gjetur nëpërmjet xhihadit në Siri duke u bërë pjesë e organizatës terroriste të Shtetit Islamik.

Tringa zemër, po të tregoj një lajm të keq për ty, e për mua shumë i mirë. Unë provova me të kontaktu, por nuk bënte. Unë jam në Siri. Familja e dinë. E ke një letër te Albani, daja. Pajtohu me këtë. Unë të dua shumë po më shumë e dua parajsën”, i kishte shkruar ai në një mesazh, më 4 nëntor 2013 nga Siria.

Po ashtu ai i kishte dërguar edhe nga një mesazh për çdo ditë të dashurës së tij nga Siria.

Përmbajtja e tyre fliste për vendimin përfundimtar për të “rënë hero”.

Një ditë pasi kishte arritur në Siri, Hadi Nura nga Prishtina kishte nisur ushtrimet në një kamp xhihadist në Siri.

“Loçkë, mos e ke gajlen time se unë jam në ushtrime në kamp e nuk kam të drejtë me marrë telefon, mos u bëj merak”, i kishte shkruar të nesërmen Tringës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit