Partitë opozitare kurd-iraniane në veri të Irakut kanë mohuar kategorikisht lajmet se disa preja forcave të tyre kanë kaluar kufirin drejt Iranit.

“Kjo nuk është e vërtetë. Mos e besoni,” tha Hanna Hussein Yazdan Pana, nga Partia e Lirisë së Kurdistanit (PAK). “Asnjë peshmerga (luftëtar) i vetëm nuk ka lëvizur. Askush nuk lëviz vetëm.”

Ajo thotë se gjashtë grupe opozitare, të cilat së fundmi kanë formuar një koalicion. po koordinojnë planet e tyre, por kanë nevojë që amerikanët të hapin rrugën për një lëvizje të tillë. Më tej qartëson se këtë javë nuk do të ndodhë asgjë.

“Nuk bëhet fjalë për orë apo ditë,” thotë ajo. “Ne nuk mund të lëvizim nëse qielli mbi ne nuk pastrohet. Duhet të shohim depot e armëve të regjimit duke u shkatërruar. Përndryshe do të ishte vetëvrasje.”

Ajo bën thirrje për një zonë ku ndalohet fluturimi për të siguruar mbrojtje për forcat kurde. “Regjimi është shumë brutal,” thotë ajo, “dhe arma më e avancuar që kemi është një kallashnikov.”

Ka pasur gjithnjë e më shumë spekulime se presidenti Trump dëshiron që forcat kurde t’i bashkohen luftës përmes ndërhyrjes nga toka, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka mohuar armatosjen e tyre.


Lajmi kryesor:

Franca, Italia dhe Greqia çojnë ndihmë ushtarake në Qipro! Cisterna amerikane goditet në brigjet e Kuvajtit, dronët iranianë shënjestrojnë aeroportin në Azerbajxhan! Do mblidhet NATO