Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë dhe ende nuk ka shenja të përfundimit të operacioneve amerikano-izraelite.
Marlind Laçi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare përmes një lidhje të drejtëperdrejtë në 'Shtypi i Ditës dhe Ju' tha se nëse lufta zgjat më shumë se dy javë, mund të krijojë një konflikt përtej rajonit.
“Kur flasim për Lindjen e Mesme duhet ta shohim me kujdes sepse është një rajon i paparashikuesëm. Sot po flasim për një situatë më të përshkallëzuar ndryshe nga ajo e qershorit të kaluar. Mbrëmë ka patur shumë goditjte të forta si në Teheran dhe Tel Aviv. Nëse zgjat më shumë se dy javë do të krijojë në një konflikt përtej rajonit ose një konflikt botëror. Për shembull në Iran dhe Izrael janë ndërthuara interesat e shteteve që njihen ndryshe edhe si Fuqi të Mëdha. Në Iran janë interesat ruse dhe kineze në Izrael janë interesate shteteve perëndimore”, tha Marlind Laçi.
Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria nuk rreziokohet nga një sulm i mundshëm nga Irani.
“Shqipëria nuk rrezikohet nga ana gjeopolitike. Nuk besoj se iranianët kanë si synim të godasin Dhqipërinë apo kampin Ashraf 3. Nuk kanë asnjë farë interesi”, theksoi ai.
Në fund të intervistës Laçi komenti edhe fiksimin e presidentit amerikan Donald Trump për çmimin Nobel për Paqen.
“Trump është një karakter i veçantë se sa herë premton paqe bën luftë. Ai nuk ka asnjë lidhje me çmimin Nobel për Paqen.Më duket një lloj obsesioni i presidentit Trump”, përfundoi ai.
Komente










