Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, nuk ka pritur të kalojë as edhe një minutë për të falenderuar futbollistët e kombëtares që kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinale.

Ja disa momente të filmuara ku ajo hyn në dhomën e zhveshjes, ku lojtarët duken të lodhur, të djersitur, disa janë gjysmë të zhveshur, mirëpo presidentja kroate duket që nuk e ka problem fare dhe i ka përqafuar të gjithë futbollistët.