
Dy prokurorët Klodian Braho dhe Arenc Cela të Krimeve të Rënda paraditen e sotme kanë mbërritur në zyrat e kompanisë ICTS, e cila duhet të garantonte sigurinë në Rinas. Ata do të marrin në pyetje punonjësit për veprimet. Shqiptgarja.com mësoi sot se alarmi i policisë nga TIA u dha me vonesë 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit. Jo vetëm kaq por ajo që është më e rëndë është fakti se gjatë kohës që po zhvillohej grabitja furgoni i policisë ishte në pistën e Rinasit, por nuk u njoftua nga stafi I ICTS nënkontraktorit që përgjigjet për sigurinë. Kështu TIA dhe ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit. Kjo e përsëritur edhe nga rasti i ngjarjes së vitit 2016, ku gjithashtu njoftimet kanë ndodhur me vonesë.
Lajmi kryesor:
Zbulohet pasaporta greke e Muratajt, saldohet porta nga dolën grabitësit në Rinas, prokurorët në zyrën e ICTS-së











