Sobotka në parlamentin shqiptar: Austria ju mbështet në procesin e sreening! Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE

Situata në Kosovë dhe përpjekjet për shuarjen e tensioneve atje ishte pika kryesore e vizitës së sotme (27 qershor)  në Tiranë të Presidentit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, dhoma e ulët e parlamentit austriak Wolfgang Sobotka.

Ai u prit nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila me këtë rast mblodhi dhe Kuvendin në një seancë të posaçme plenare. Nga foltorja e Kuvendit, zyrtari i lartë austriak u bëri thirrje ligjvënësve shqiptarë, që të inkurajojnë deputetët në Kosovë për të çtensionuar situatën përmes dialogut.

Sobotka solli dhe shembullin e rajonit të ‘Tirolit të jugut”, një territor në veri të Italisë me një popullsi gjermanofolëse, ku tejkalimi i tensioneve mes Italisë e Austrisë nxit zhvillimin e ekonomik të zonës, që tashmë është pjesë e familjes së Europiane.

"Plagët e së shkuarës duhen shëruar. Ju nxit të inkurajoni deputetët në Kosovë të shohin te kompromisi si rruga për shtensionimin e situatës" tha Wolfgang Sobotka, Presidenti i Parlamentit të Austrisë.

Presidenti i Parlamentit të Austrisë vlerësoi përparimin e bërë nga Shqipëria në fushën e drejtësisë, ndërsa shtoi se një punë e ngjashme duhet bërë edhe sa i takon pavarësisë së medias.

"Duhet bërë e njëjta gjë si me reformën në drejtësi. Kemi parë përparime në luftën ndaj korrupsionit. Jam i bindur se edhe këtu do keni rezultate" vijoi Wolfgang Sobotka.

Ai garantoi mbështetjen e Austrisë në procesin Screening, teksa shtoi se ligjëvënësit duhet të fokusojnë punën e tyre tek inkurajimi i qytetarëve për të besuar tek demokracia. 

"Sot qytetarët e kanë humbur besimin tek politika, por ende besojnë tek demokracia dhe parlamentet tona duhet të luftojnë për të motivuar besimin e qytetarëve tek demokracia"

Austria nuk ka asnjë dyshimi. Ballkani perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së. E lufta në Ukrainë ka vënë në dukje edhe më shumë domosdoshmëri për integrimi sa më parë të kësaj pjese të Europës në BE.  

“Nuk duhet të harrojmë Ballkanin. Ballkani perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së. Na duhet përpjekje për të çuar përpara”  tha presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka gjatë fjalimit të tij mbajtur mesditën e sotme në parlamentin shqiptar.

Dhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, vendi ynë do të ketë në krah Austrinë .

“Do të bëjmë gjithçka për tju mbështetur në procesin screening. Do japim ekspertizën tonë dhe jemi gati të ndihmojmë në kët proces” tha   Wolfgang Sobotka

Vizita e Sobotkas nisi me një takim me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa më tej u zhvilloi një takim me fëmijë, me të cilët bisedoi mbi mënyrën se si funskionon demokracia në Austri. Kjo ishte vizita e katërt e Sobotkas në vendin tonë, ndërsa tashmë grupi i miqësisë Shqipëri-Austri i Kuvendit shqiptar, i kryesuar nga Deputetja Etilda Gjonaj do të kryejë së shpejti një vizitë në Vienë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion