/ATSH-AFP/ - Kryeministri çek ritheksoi refuzimin e tij në lidhje me sistemin e kuotave të detyrueshme për imigrantët propozuar nga Komisioni Evropian, duke thënë se kjo nismë nuk do të funksionojë në prag të takimit në Bruksel me pjesëmarrjen e 28 vendeve për bisedime rreth çështjes së imigrantëve që po ndan evropianët në dy kahe.
Sistemi i kuotave nuk do të funksionojë pasi personat që kërkojnë azil në Europë, nuk kanë si synim qëndrimin në Hungari, Sllovaki, Rumani apo Republikën Çeke por aspirojnë Gjermaninë apo Suedinë, sepse ata duan të jetojnë atje", deklaroi Bohuslav Sobotka gjatë një debati televiziv.
"Nëse ky kontigjent do të shpërndahet në bazë të kuotave, ne nuk do të jemi në gjendje për të mbajtur refugjatët në qendrat e pranimit", shtoi ai, pasi do të ishte shumë më e lehtë të zhvendoseshin në vendet ku ata dëshirojnë të shkojnë.
Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia kanë përjashtuar në mënyrë të përsëritur mundësinë e akomodimit të imigrantëve në bazë të sistemit të kuotave propozuar nga Komisioni Evropian duke hedhur poshtë thirrjet e Gjermanisë për solidaritet evropian.