TIRANE- Pas pozicionimit të kompozitorit dhe një prej themeluesve të LSI Limoz Dizdari pro tubimit anti-qeveritar të thirrur nga presidenti Ilir Meta në datë 2 mars, ky i fundit ka shprehur sot mirënjohje 'të zjarrtë'. Meta thotë se mbështetja vjen nga një artist i madh, një prej reformatorëve të Partisë Socialiste, si dhe një prej hartuesit e Kushtetutës, duke e quajtur atë një prej socialistëve të ndershëm. Presidenti përsërit edhe njëherë se sot kushtetuta shkelet në poshtërsi ndaj sovranit që e votoi me referendum në 1998.
"Një mirënjohje e zjarrtë i shkon sot kompozitorit tonë të madh Limoz Dizdari, për solidaritetin e tij me kauzën mbarëkombëtare për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë.
Aq më tepër kur vjen nga një artist i madh me kontribute të spikatura publike, dhe nga një prej reformatorëve të Partisë Socialiste me kontribute historike, që me vizionin e tyre e bënë Shqipërinë me një nga Kushtetutat më demokratike në Europë. Ja si e bënin Kushtetutën socialistët e ndershëm e patriotë ne vitin 1998. Ndërsa sot shkelet e përdhoset me pabesi dhe poshtërsi ndaj sovranit që e votoi më 22 nëntor 1998 me Referendum.
Faleminderit Profesor Limozi! Jam shumë herë më i bindur në drejtësinë e kauzës tonë të përbashkët!', shkruan Meta.
VIDEO e publikuar nga presidenti Ilir Meta
Një ditë më parë kompozitori Limoz Dizdari që ka mbajtur mandat deputeti nën logon e PS deklaroi se do të jetë në shesh në datë 2 mars, për të mbrojtur institicionet. Sipas tij njerëzit e Ramës i kanë bërë ftesë për në kongres por e ka refuzuar sepse thotë se aty janë grumbulluar një tufë hajdutësh.
‘Ne 2 Mars do jem Bulevard me Presidentin për të mbrojtur institucionet. Njerëzit e Ramës me bene ftese për ne Kongres ,por ne PS janë grumbulluar një tufë hajdutësh me emrin Rilindje’, shkruan kompozitori Dizdari.
Limoz Dizdari u shkëput nga PS në vitin 2004, duke iu bashkuar Metës në themelimin e LSI, ku u caktua kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.
-
Doli dhe gjyshi komunist prape ne skene per te kompozuar ndonje melodi te re te kohes diktatures
Përgjigju -
Dizdari mund te jet nji kompozitor i madhe por...,nuk do te thot qe nuk eshte nji Interesaxhi politik,ç'do person qe te perkrah ty,patjeter qe i ka futur duart ne lavatriçen tende te "paster"JASHT MAFJOZET NGA POLITIKA .
Përgjigju -
Limoz i ke oaguar dritat e Ksamilit sikur kishe miluone deficit.Hajt se ti paguan 7% Meta mbase dhe baxhell Monika
Përgjigju -
i ka vesh bebelinat limozi
Përgjigju -
O Limoz nuk ke faj ti por ka faj fatos nano qe te beri deri antar kryesije ty qe sdi te lidhesh dy fjale para publikut, te kemi degjuar niveli intelektual i joti eshte zero, njelloj si Nafija e leshitlikes,,,,
Përgjigju






Komente
Komento