Socialistët-Bashës: Mbahu o
trim, po i hap gropën vetes

Socialistët-Bashës: Mbahu o<br />trim, po i hap gropën vetes
TIRANE-Pas deklaratës së kreut të opozitës Lulzim Basha kanë ardhur dhe reagimet e para nga kampi socialist.

Deputeti socialist Arben Çuko
Ky njeri ( Lulzim Basha) po ben thirrje per anarki dhe kaos ne vend. Me duket se è ka gojen shume me te madhe se stomaku dhe mendja. Me keto thirrje per destabilitet nuk ben gje tjeter vecse I hap nje grope te madhe vetes. Mos or trim mos e kalo at prag. Mua me duket qe ai e di qe do rrihet perseri me mbi nje milion shuplaka dhe qan pa u rrahur akoma. Prit Luli, duro, pas 18 qershorit fillo dhe qaj.

Klosi: Dilni nga çadra, mos iu trembni Reformës në Drejtësi

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është shprehur mesditën e kësaj të premteje se frika nga vettingu po e mban opozitën në çadra.  
 
Ai ju bëri thirrje opozitës që të dalë nga çadra dhe të mos i trembet Reformës në Drejtësi, por t'i bashkohet reformave që shkojnë për shqiptarët.
 
''Frika nga vettingu po mban opozitën nw çadra. Opozita të mos i trembet Reformës në Drejtësi. Sikur vetëm një shembull të marrim meqë dje miratuam ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Po mbrohet nje drejtësi që s'ka dhenë asnjë vendim pro fëmijëve që shfrytëzohen në rrugë. Fatkeqësi që opozita nuk ishte pjesë e miratimit të ligjit dje. Po bëjmë reforma, po drejtësia është kryereforma. Për realizimin e reformave duhet të funksionojë Drejtësia'',-u shpreh Klosi.
 
Këtë deklaratë ministri Klosi e ka bërë pas nënshkrimit të pakteve sociale me kryetarët e bashkive të qarkut Fier dhe Lushnje. Ngritja e shërbimeve në çdo territor, kalimi i kompetencave nga pushteti qëndor tek ai vendos për shërbimet sociale është në themel të këtij pakti. 

Redaksia Online
XH.K/D.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)