Socialistët e Shkodrës kërkojnë caktimin e deputetit Luan Harusha si kryetar partie në bashki deri në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Kjo kërkesë i është drejtuar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS Taulant Balla.
Socialistët nuk pranojnë më situatën e krijuar prej muajsh brenda radhëve të selisë rozë, ku që prej shtatorit nuk ka një Kryetar dhe nisur nga kjo situatë e krijuar, Asambleja e Partisë Socialiste të Shkodrës, kërkojnë caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të PS deri në zgjedhjet e ardhshme.
Propozimi është firmosur nga 27 anëtarë të Këshillit të Bashkisë Shkodër të Grupit të PS, dhe 120 anëtarë të Asamblesë të Partisë Socialistë në Bashkinë Shkodër.
Ato e kanë bazuar këtë emër, në angazhimin e tij në fushatat zgjedhore të PS dhe rezultate pozitive në Bashkinë Shkodër.
Në shkresën e siguruar brenda radhëve të Asamblesë së Partisë Socialiste të Shkodrës, thuhet qartë se: 'në respekt të pikës ë të Nenit 30 të Statutit të Partisë Socialiste , në emër të përfaqësimit tonë brenda Asamblesë së Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Shkodër, propozojmë Caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të Partisë në Bashki deri në përfundimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale'.
PS e Shkodrës është pa një kryetar, ndërkohë që tashmë kërkesa e socialistëve të Shkodrës pret një përgjigje konkrete nga lidershipi i PS për propozimin e ardhur nga baza të cilët kërkojnë Luan Harushën si drejtues të PS Shkodër.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor, 16:30
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte
26 Nëntor, 10:07
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43