Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI, por s’kam lidhje me hetimin e SHBA! Drejtësia amerikane s’mund të vihet në dyshim nga vetëgjyqësia e Foltores

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se e ka takuar ish zyrtarin e SHBA-së, Charles McGonigal, mirëpo thekson se nuk ka asnjë akuzë të ngritur drejt tij personalisht dhe as qeverisë shqiptare.  Drejtësia Amerikane ka hetuar, tha kryeministri, duke theksuar se një fakt i tillë nuk mund të vihet në dyshim nga askush, e aq më tepër nga ‘Foltorja’ referuar Sali Berishës apo “vulës” për Enkelejd Alibeajn. Këto akuza të opozitës i konsideron si zhurmë për të hequr vëmendjen nga 21 janari, aq më tepër në një kohë kur socialistët kanë ngritur 2 padi në SPAK për të rihapur hetimet për këtë tragjedi me 4 të vrarë.

“Është një çështje e hetuar nga drejtësia Amerikane, që nuk nxjerr vetmie për vrasje pa autor apo vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga institucionet shtetërore dhe nuk ia përton askujt. Ka zero akuzë dhe zero lidhjes mes çështjes dhe meje të qeveri. (...)Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë aq më tepër kur jemi në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton”, tha Rama.

Mes konfirmimit se ka zhvilluar takime, Rama zbuloi edhe disa pika të bisedave që ka kryer me Charles McGonigal, duke thënë se është diskutuar për krimin, korrupsionin, apo për çështje që përfshijnë SHBA-në apo Ballkanin.

“E kam takuar në zyrën e FBI, më ka prezantuar me kolegë, më kanë dhënë edhe dhurata që u shfaqën si aparatura përgjimi, ka ardhur në Shqipëri, jemi takuar, interesi im ka qenë për të shkëmbyer opinione për ato fusha që ishte ekspert, krimi, korrupsioni, Ballkani Shqipëria, asnjë marrëdhënie tjetër”, u shpreh Rama.

Për këtë, thotë se nuk ka pasur arsye pse të njoftonte ambasadën Amerikane, e ndërsa para gazetarëve tha se nuk është aspak i penduar që e ka takuar,  madje do e bënte sërish për aq kohë sa ai është zyrtar i lartë i FBI-së.

“Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takojë amerikanë, janë ato që duhet të lajmërojnë ose jo ambasadën. Çdo zyrtar të lartë të FBI do e takoja sa herë të më vinte mundësia. Kam takuar edhe presidentin e SHBA dhe fakti që presidenti mund të jetë në hetim nuk ka lidhje me mua”, deklaroi kryeministri.

Rama ka treguar edhe lidhjet që ka pasur me 2 shqiptarët e përdorur në media, shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe Dorjan Duçkën. Për të parin, Nezën, tha se nuk ka pasur asnjë raport tjetër përveç se e ka takuar vetëm në prani të McGonigal e ndërsa për Duçkën, thotë se e ka njohur ku ka qenë zv. ministër i energjetikës në koalicion e 2013 e se ka punuar pranë tij për një kohë të shkurtër, pa pagesë. 

“Hetimet kanë përfunduar ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur me të në takimin me të dhe nuk kam asnjë marrëdhënie tjetër dhe këtyre shkëmbimeve pa asnjë interes tjetër me zyrtarin e FBI.  Agron Neza vjen nga Lëvizja Demokratike afër Azem Hajdari, e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë  të FBI. Duçka ka qenë zv. ministër i energjetikës në koalicion   2013, dhe ka qenë për një farë kohe ka punuar për mua pa pagesë”, tha Rama.

Duke e përkufizuar si një absurd, Rama i ktheu përgjigje edhe kërkesës së opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë çështje, pasi është hetuar nga vetë drejtësia Amerikane dhe askush nuk mund ta vërë në dyshim.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen pasi emri i tij përmendet në aktakuzën amerikane që ka kryer takime me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, të cilat ai nuk i mohoi.

Amerikani McGonigal që u arrestua dy ditë më parë në SHBA përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë. McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se merrte ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:41
‘Nuk kam shkëmbyer letra’, Rama flet për njohjen me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën

1674668259_finalprojekt.00370302.Still011.jpg

Kryeministri Edi Rama thotë se Agron Nezën nuk e ka njohur më parë, por e ka takuar vetëm nën praninë e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Rama tha se nuk ka pasur asnjë lidhje me Agron Nezën apo të ketë shkëmbyer letra me të.

Për sa i përket Dorian Duçkës, Rama tha se njeh pasi ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Energjetikës në vitin 2013 dhe më pas ka punuar për të si këshilltar pa pagesë.

“Fola për zotin Agron i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar, të cilin nuk e kam njohur më përpara asnjëherë, nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asnjë gjë tjetër dhe e kam takuar vetëm në prani të zyrtarit të FBI-së. Personi tjetër ka qenë zv.ministër i Energjetikës në koalicionin e vitit 2013 dhe më pas ka punuar për një farë kohe për mua pa pagesë”, tha Rama.

Ora 18:01
Komision Hetimor për takimin me ish-zyrtarin e FBI-së? Rama: Fantazi e shfrenuar e Foltores, hetimi është bërë nga Amerika

 

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk është e nevojshme të ngrihet një Komision i Posaçëm Hetimor për të hetuar çështjen e takimit të Ramës me ish-zyrtarin e SHBA-së Charles McGonigal. Rama tha se s’ka ca të hetohet këtu, por është thjesht një fantazi e shfrenuar e Foltores, pasi një hetim mbi këtë çështje e ka bërë drejtësia amerikane.

Më mirë të shpenzojmë më shumë kohë nga ajo që i kam dhënë gurëve që hidhen në lumë për të bërë më shumë punë e për të zgjidhur më shumë hallet e njerëzve. Është një klimë Big Brotheri mediatik e politik, të gjithë i gjëmojnë like e share pa i vënë rëndësi nëse janë të vërteta.

Keni deklaruar se e keni mik.

Rama: Fjala mik është shumë e madhe. Unë kam folur për natyrën e marrëdhënies në gjuhën angleze, “Friendly relationship”. E kam takuar në zyrën me të rëndësishme të FBI në New York ku më ka dhënë medalje e kapele që në Big Brotherin politik u përfolën si përgjues, por nuk kemi shkëmbyer opinioni mbi fushat ku ishte ekspert.

A ishte në dijeni Ambasada Amerikane për takimet tuaja?

Rama: Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanë. Kam takuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së dhe çdo zyrtar të lartë të FBI-së do e takoja përsëri sa herë të më jepej mundësia. Kam takuar dhe presidentin e SHBA dhe fakti që është nën hetim apo jo nuk ka lidhje me mua. kam bërë shumë mirë që e kam takuar. Jetojmë në një zonë të botë ku njerëzit merren kë takove, kujt i fole. Ndërkohë gjithë kjo është një absurd. Në akt padinë konkluzioneve të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveç fakteve u takuat atje apo aty.

Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane, ca do hetohet këtu, fantazia e shfrenuar e një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe publikun. Kjo nuk është një çështje e parlamentit të Shqipërisë. Nëse mendoni se kjo mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e Foltores apo vulës, nuk kam asnjë koment, kjo është zgjedhja juaj. Unë nuk kam asnjë replikë për të bërë.  U them njerëzve ja ku është pasqyra e të vërtetës sipas drejtësisë amerikane. Njerëzit zgjedhin të besojnë psh që edhe një oligark i madh rus ka ardhur në Karavasta për të përfituar nga shegët e luleshtrydhet.

Ora 17:47
Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI-së, por s’kam asnjë lidhje me hetimin e SHBA-së! Përpjekje e opozitës për të bërë zhurmë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBS-së, që është arrestuar në SHBA.

“Njerëzit duhet të jenë mësuar që këtu opinioni ndahet në një pjesë që beson medoemos atë që do të besojë dhe një pjesë tjetër që dëgjon dhe reflekton mbi fakte. Kjo është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autor, apo për vrasje nga pakujdesi kur vrasjet bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërore dhe nuk ja përton askujt. Ka zero akuzë dhe lidhje mes çështjes që diskutohet rreth meje dhe qeverisë së Shqipërisë.

Këto janë derivate të keqleximit. Përmendja e emrit si pjesë e një takimi apo një takimi tjetër s’ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Janë nxjerrë përfundime dhe s’ka asnjë lidhje me këto që thoni ju. Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë. Në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton", tha Rama. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pepa: 26/01/2023 07:15

    E hehehehehe, të besojmë ore po si jo….ti je qelibar, lekët i bën vetëm tu shit pikturat që i bën në orarin e punës. Vetëm se gjendesh gjithmonë aty tnë kufirin midis “fajtor / jo fajtor”. Aty të pëlqen të jesh.

    Përgjigju
  • Pali: 26/01/2023 04:01

    Ne krye te qeverise kemi dike per te cilin shumica e zyrtareve punojne pa pagese! Nga Tony Blair dhe tashme edhe nje fare Ducka!!! Tjeter pune cna duhen kur kemi ministra e adminostrate. Se si e qysh e ne cbaze kuadri ligjor rekrutohen dhe kontraktohen "puntoret ne meditje"te Rames tone, vetem ay e di! Ama nese Biden apo Sholz punesojne stafe me meditje i lajne duart si Pilati me pushtetin. Por jo ke ne, shembulli rrezatues i shtetit mafioz!

    Përgjigju
  • rea: 25/01/2023 19:15

    e verteta nje dit do dali sheshit kshuqe akuzime te kota mos nxirrni

    Përgjigju
    • Or tej: 25/01/2023 19:53

      E verteta po nuk e kerkove nuk del vet or teeeejjjjj

  • Goni: 25/01/2023 19:13

    Sju rrihet ktyre pa fol cik vetem zhurm duan te bejn,po Gjigandi Rama spyt per ju mizat e vogla jo

    Përgjigju
  • Rona: 25/01/2023 19:11

    SHBA ju nxorri te pafajshem

    Përgjigju
  • Erla: 25/01/2023 19:10

    mbyllja e hetimit tregon qe nuk ka gje tjeter per tu diskutuar

    Përgjigju
  • Ani: 25/01/2023 19:06

    Nese rama do kishte lidhje ne kete gje amerika sdo e kurisente qe kshu mos flisni kot

    Përgjigju
  • Gjergj: 25/01/2023 19:03

    Ka punuar dikur pèr mua, PA PAGESÈ. A ka dikush njè shami, tè fshij ca lotèt qè mè rrjedhin papushim nga prekja emocionale qè po pèrjetoj duke lexuar pèr kaq shumè zemèrgjerèsi? Komision hetimor? Jo, nuk qènkèsh e nevojshme sepse e paskan hetuar amerikanèt. Mos more. Çfarè hetuan amerikanèt? Veprimet e kryeministrit shqiptar apo tè njeriut tè tyre nè FBI? Natyrisht qè kètu duhet patjetèr njè komision parlamentar. Nuk vendos i pèrfoluri pèr korrupsion nèse duhet hetuar apo jo.!!!

    Përgjigju
  • Nori: 25/01/2023 18:54

    Ambasada amerikane do e tregoje cdo gje ashtu sic eshte

    Përgjigju
  • Flori: 25/01/2023 18:52

    Hetimet do tregojne te verteten

    Përgjigju
  • Toni: 25/01/2023 18:27

    Ketyre nuk u rrihet pa shpik ndonje skandal.Beni akuza te kota,vec se e ka takuar nuk e bene kriminel.Po skeni faj se kete pune keni.

    Përgjigju
  • Haidenhajde kur ish badogardet me keto shtepi, Po padronet e tyre? X: 25/01/2023 17:56

    Pp po badigardet e bedishesn jan njereziitmenRames ( U pika mor Berish)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull

Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull