Socialistët kanë fituar zgjedhjet në Spanjë, por nuk mund të formojnë dot të vetëm qeverinë, pasi u duhet koalicion për të bërë shumicën. Këto janë zgjedhjet e treta në katër vite që socialistët arrijnë që të fitojnë.
Partia e kryeministrit Pedro Sánchez mori 29% të votave, por i duhet aleanca me "Podemos"-in e krahut të majtë dhe të partive rajonale, ose të qendrës së djathtë, për të formuar qeverinë.
Për herë të parë që prej rënies së juntës ushtarake në vitet ’70, një parti e ekstremit të djathtë do të hyjë në Parlamentin spanjoll. “VOX” kundërshton multikulturalizmin dhe emigracionin.
Ndërkohë që Partia Popullore e ish-kryeministrit Mariano Rajoy ka pësuar një rënie drastike në zgjedhjet e djeshme. Në fjalimin e tij të fitores, Sánchez tha se sfidat e mëdha të partisë do të jenë lufta me pabarazinë. "E ardhmja ka fituar dhe e kaluara ka humbur", tha ai.
Komente










