Lirimi i disa të burgosurve parashikuar në amnistinë e Ministrisë së Drejtësisë, nuk do të ndodhë përpara zgjedhjeve.
Pavarësisht kërkesës së Etilda Gjonajt për ta risjellë në Kuvend amnistinë, socialistët kanë diskutuar për këtë çështje, dhe burimet i thanë Report TV se është vlerësuar se lirimi i të burgosurve përpara zgjedhjeve, mund të sillte një impakt negativ në fushatë. Gjithsesi, ministrja e drejtësisë do t’ia lërë topin në fushë parlamentit.
"Kjo është një çështje që i mbetet parlamentit. Ne do ta bëjmë gati dhe në momentin që parlamenti do ta marrë në shqyrtim, do të jetë gati, ajo amnisti do të vijë me qëllim që mos të merret si një instrument që të ndikojë në fushatë elektorale. Besoj që do të biem dakord nëse amnistia do të jetë e nevojshme për tu bërë në këtë moment, ajo do të sillet nga qeveria. Nëse do të konsiderohet që amnistia në këtë moment mund të përbëjë një element që mund të konsiderohet pjesë e ndikimit në fushatë elektorale do të bëhet sapo të mbarojnë zgjedhjet", tha Gjonaj.
Ndërkohë, gjatë raportit në Komisionin e Integrimit, Etilda Gjonaj tha se përpara vendimit të BE-së për Shqipërinë, do të jetë funksionale gjykatë Kushtetuese.
"Të gjitha institucionet e reja që ishin planifikuar për tu ngritur, disa janë ngritur dhe pjesa janë në proces. Deri në qershor 2019 ne do të kemi gjykatën kushtetuese të plotësuara me vakancat, do të kemi edhe Inspektorin e lartë të Drejtësisë", u shpreh Gjonaj.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor 2024, 17:39
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator 2024, 14:51
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator 2024, 12:55
-
‘Antikorrupsioni’, Braçe: Kontrolli i figurës së zyrtarëve, me detyrim
19 Korrik 2024, 13:30
-
Braçe dhe Gjonaj propozojnë ndryshime për mbrojtjen nga duhani: Të ndalohet reklamimi në media! Distributorët të mbajnë përgjegjësi
16 Korrik 2024, 10:50
-
Drafti/ Burg kush i shet cigare të miturve! Braçe: Cepat e Kuvendit plotë bishta, ekspertët e shëndetit e pinë vet
10 Qershor 2024, 15:57
-
KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur
17 Prill 2024, 18:22
-
DRAFTI/ Kush u shet cigare të miturve burg deri 8 vite! Dënohen me 16 vite nëse shitja e paligjshme sjell vdekje
10 Prill 2024, 20:50
-
4 muaj kaos, ‘amnistia’ bën bashkë socialistë e demokratë! Xhaferaj e Kryemadhi në mbledhje online, me draft për amnistinë
23 Janar 2024, 15:05