Sociologët: Martesa mes moshës 
28-32 vjeç shmang ndarjen e çifteve

Sociologët: Martesa mes moshës <br />28-32 vjeç shmang ndarjen e çifteve
Në qoftë se doni një martesë të mbarë e pa u përballur me divorcin, mosha ideale për tu martuar është mes moshës 28 dhe 32 vjec. Kjo gjë sugjerohet në bazë të një studimi të kryer nga Nick Wolfinger, një sociolog i Universitetit të Utah, i cili publikua nga Instituti i Studimit të Familjes.
 
Sociologët kanë renditur disa arsye se pse martesa mes moshës 28 dhe 30 vjeç është e duhura. Një nga arsyet sipas tyre është sepse në këtë moshë njerëzit janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar nëse vërtet kanëtë përbashkëta me njeri-tjetrin e mundte nisin jeten bashkë apo marrëdhënia e tyre është momentale.

Një arsye tjetër mjaft e rëndësishme  lidhet me qëndrueshmërinë financiare. Në këtë moshë njerëzit bëjnë zgjedhje të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë përgjegjësi e mundësi financiare.

Diçka tjetër pozitive në këtë moshë, është që njerëzit nuk janë shumë të vjetër sa të mos përshtaten me ndryshimet që të sjell martesa në stilin e jetesës apo qëllimet e jetës.

Njerëzit në këtë moshë sipas studimit,  nuk kanë ish-partnerë apo fëmijë të tjerë që mund të prish in marrëdhënien e tyre ,të ndikojnë në kohën e tyre apo në raportet e besnikërisë.

Wolfinger shprehet se njerzit të cilët i kanë kaluar të 30-tat përballen me bashkëshortë të mundshëm, që përjashtojnë individë të cilët kanë më shumë mundësi të shkojnë mirë në një martesë, e si rezultat janë të predispozuar për një martesë të dështuar. 

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron