‘Prostitucioni vijon të mbetet një dukuri tepër serioze dhe shqetësuese në vendin tonë’. Kështu është shprehur edhe sociologia Entela Binjaku në studion e Report Tv, ku zbuloi dhe disa elementë që i shtyjnë vajzat të dalin në rrugë, të zgjedhin këtë mënyrë jetese. Për sociologen Binjaku shkaku kryesor që i detyron këto vajza të ‘shpërdorehen’ janë kushtet ekonomike, pra varfëria.
“Varfëria është shkaku kryesor. Rritja e shifrave tregon se po përballem me varfërinë në mënyrë konstante, ndoshta dhe në shkallë të rritur. Dukuria e prostitucionit nuk është e re në radhët e shoqërisë sonë, por pas viteve ’90 është shumë e përhapur. Shumë keqbërës, trafikantë, kriminelë, kanë përfituar dhe kanë shfrytëzuar elementet që kanë parë te vajzat, pra kushtet ekonomike, ku kryesisht është varfëria”, tha Binjaku.
Më tej, sociologia foli dhe për prostitucionin e luksit, ku shumë vajza nuk prostituojnë për bukën e gojës, por për një bluzë apo për diçka firmato.
“Prostitucioni i luksit, kur nuk prostituojnë për bukën e gojës. Shumë vajza bëhen pre e trafikantëve për prostitucion luksi. Prostituimi i luksit është i patolerueshëm, të prostituosh për një bluzë, për një gjë firmato”, shtoi më tej sociologia.
Nga të dhënat statistikore, vihet re tendenca në rritje e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në vitin 2016 me 28 % në krahasim me vitin 2015. Numri më i madh i procedimeve për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit është regjistruar në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë, konkretisht 17 % e numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.
Lidhur me operacionet e policisë, sociologia u shpreh se mirëpriten, pasi tregojnë një lloj ndërgjegjësimi për t'i shkuar deri në fund kësaj dukurie keqbërëse.
Çdo herë që kemi një aksion policie e mirëpresim, sepse tregon një lloj ndërgjegjësimi për t’i shkuar deri në fund kësaj keqbërjeje. Kjo dukuri ka përmasa serioze në shoqëri, vajzat që shfrytëzohen më shumë janë të reja në moshë.
Prostitucioni i luksit, kur nuk prostituojnë për bukën e gojës. Shumë vajza bëhen pre e trafikantëve për prostitucion luksi, por ka dhe shumë vajza të varfra.
Trafikantët janë aty gjithmonë, por preja është gjithmonë e më e ekspozuar, ku nga njëra anë vjen vështirësia ekonomike, nga ana tjetër dëshira, por edhe padituria. Disa vajza nuk e kuptojnë që nuk është kjo rruga për të rritur mirëqenien ekonomike. Ata gjejnë këto zgjidhje kaq të shkurtra dhe pranojnë të përdoren.
Është edhe prostituimi i luksit, që është i patolerueshëm, të prostituosh për një bluzë, për një gjë firmato. Unë theksoj një nevojë për të shkuar larg këtyre modeleve. Shumë të rinj apo të reja ndjehen të mikluara nga zgjedhja e këtyre vajzave, por ne nuk duhet të lejojmë që kategori që ndjehen të brishta ekonomikisht të futen në këtë rrugë.
Në burgun e grave në Tiranë 6 gra vuajnë dënimin për kryerje prostitucioni ndërsa 13 të tjera janë në paraburgim në pritje për të dalë përpara gjykatës. Ky institucion a ka kapacitete e duhura për të rehabilituar këto gra e vajza të përfshira në prostitucion?
Bëj pjesë në atë grup njerëzish që e shoh botën gjysmë të plotë. Besoj te rehabilitimi i atyre grave, që sot janë kthyer në gra të përkushtuara. Por rehabilitimi i tyre nuk ka ardhur nga institucionet, të cilat duhet të punojnë shumë sot. Edhe sociologët duhet të japin ndikim, por e shoh ineficente punën e ekspertëve. Hapa të mirë bëhen, por ne jemi ende hapa pas. Shoqëria jonë ende i stigmatizon këto vajza e gra.
Si funksionon në vendet më të zhvilluara, çfarë duhet bërë?
Duhen ngritur qendra rehabilitimi. Edhe ne do ta gjenim më shumë veten të angazhuar, dhe do t’i shërbenim shoqërisë më shumë. Ngritja e qendra në komunitet që të hulumtojnë ku janë familjet shqiptare me një status të vështirë ekonomik, që mund të bien e abuzimit.
Pas viteve ’90 shoqëria shqiptare është prekur pasivisht nga kjo dukuri, dhe për shkak të kohës së vështirë fare pak u morëm me këtë dukuri. Ka familje shqiptare që kanë mbetur përjetësisht të shënjuara nga një vajzë e vrer apo e abuzuar.
Duhet legalizuar?
Mendoj që vështirësia më e madhe në punën tonë është se ne për shkak se jemi pesë e kësaj kulture e kemi të vështirë të ngrihemi. Mendoj që debati për legalizimin e prostitucionit është ende i parakohshëm për ne. Psikologjia shoqërore e jona është ende e pamaturuar për t’u përballur me këtë çështje. Ky do jetë një debat i së ardhmes. Për momentin mendoj se nuk jemi ende gati.
Efektet shoqërore, nëse legalizohet?
Së pari, e mira është që gjithçka që ndodhë brenda një shtëpie është e kontrolluar. Por a nuk është më mirë që këtyre vajzave t’iu krijojmë një shkollim më të mirë, sesa një lehtësi ligjore për të ushtruar këtë lloj prostitucioni. Një vajze shqiptare do ishte më mirë t’i ofronim më shumë largpamësi, më shumë shkollim, dhe jo të shërbente si një ... jam kundër.
Operacioni i fundit i policisë, ishin përfshirë persona VIP ... ç’do të thotë?
Nuk i ka çuditur njerëzit, ai hallexhiu që e shikon thotë se sigurisht që këta do shkonin. Nga ana tjetër, ky statusi i të ashtuquajturit VIP, nëse vërtet e gëzojnë këtë status është për të ardhur keq që shfrytëzojnë vajza.
d.c./shqiptarja.com