TIRANE- Fëmijët kanë probleme me prindërit, për shkak se familja shqiptare ka qenë e mbyllur dhe me rregulla të forta. Transformimi i vrullshëm ka bërë që ky autoritet të “gërryhet” dhe të mos ekzistojë më. Kjo ka bërë që sot të dy brezat të kenë përplasje. Kështu shprehet në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Zyhdi Dervishi, përgjegjësi i departamentit të sociologjisë në Universitetin e Tiranës.
Dervishi shpjegon se rasti i dy motrave Kajtazi në qytetin e Durrësit, nuk është një fenomen në familjen shqiptare, por është një rast i mbyllur. Konflikti sipas sociologut Zyhdi Dervishi mes prindërit dhe fëmijëve, arrin kulmin, kur këta të fundit futen në moshën e adoleshencës. Në këtë moshë fëmijët bazohet më shumë te modeli që shohin te shokët e shoqet e tyre dhe janë të predispozuar që t’i kundërshtojnë prindërit. Zyhdi Dervishi thekson se edhe rrjetet sociale nuk duhet të jenë një problem për familjet, pasi sipas tij, këto rrjete janë një kulturë më vete që nuk duhet të keqmenaxhohen.
/Shqiptarja.com