Sipas tij, sasia e madhe e krimit në vendin tonë tregon se ka rënë vlera e jetës dhe kjo, sipas sociologut, është diçka e turpshme, pasi shumë fenomene të krimit janë jashtë standardit. Tushi sqaroi se kriminelë nuk janë vetëm qeniet e hutuara, analfabetët, por krimi te ne nuk ka të bëjë as me nivelin arsimor.
"Shoqëria shqiptare e ekspozuar përballë krimin. Në kohën e diktaturës nuk ishte në kot nivele kaq të përhapura, pasi ishte shteti që i thyente dhëmbët krimit, pasi bënte vetë shkeljet e mëdha. Kjo gjendja e transit, e të dalit nga vetja, po bëhet shumë dominante. Faktorët historikë, transit, te ne kanë sjellë këtë situatë, në të cilën krimi ka filluar të bashkëjetojë me njerëzit, po bëhet kulturë e pranueshme nga shoqëria.
Lufta e krimit nuk bëhet nga faktorët të ndarë veç e veç. Shteti demokratik është më i zbutur përballë ligjit. Sa më shumë të kulturuar, të zhveshur nga paragjykimet, se në fund të fundit ky djali është viktimë e një maskiliteti. Ne kemi nevojë të forcojnë institucionet e disiplinës, që kanë të bëjnë me burgjet. Në rrugët tona qarkullojnë njerëz me probleme mendore, tipologjia e krimit është përhapur.
Një miku imë nga Vlora, kur po vija këtu, më tha që të vendosen fonde nga buxheti i shtetit që të bëhen emisione të ndryshme për të parandaluar këtë tipologji që po përhapet kaq shumë. Ka ardhur koha kur individi duhet të jetë i fortë. Në shoqërinë shqiptare sasia e madhe e krimit tregon se ka rënë shumë vlera e jetës. Nuk ka turp më të madh për shoqërinë kjo.
Te ne shumë fenomene të krimit janë jashtë standardit. Është e pabesueshme që një qenie me arsim të kthehet në një përbindësh, të bëhet kriminel dhe të marrë jetë. Kriminelë nuk janë vetëm qeniet e hutuara, analfabetët, por krimi te ne nuk ka të bëjë as me nivelin arsimor. Ne kemi krim në zonat urbane, rurale, është i shtrirë gjithandej, ka shkaqe sociale përtej atyre individuale. Kjo po e bën shoqërinë tonë të pajetueshme", tha Tushi.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










