Aktorja Sofia Vergara pritet të jetë imazhi më i ri i kompanisë “Head and Shoulders”. Ajo do të realizojë reklamat për këtë kompani shamposh gjatë vitit 2014.

“Jam shumë e ngazëllyer që do t’i bashkohem ekipit të ri dhe një familje të re. “Head & Shoulders” ka qenë pjesë e regjimit tim të ruajtjes së flokëve nga fëmijëria,”- është shprehur Vergara.

Gjithashtu ajo ka shtuar se në familjen e saj bëjnë shaka se tetë nga nëntë femrat e familjese përdorin këtë produkt.

sofia vergara

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)