SOFJE, 6 janar /ATSH-DPA/ - Bullgaria ra dakord të pranojë mijëra azilkërkues që hyjnë në Bashkimin Evropian nëpërmjet territorit të saj, sipas njoftimeve të sotme të medias."Qeveria bullgare miratoi rikthimin e 3 163 migrantëve", sipas faqes së internetit novinite.com, që citon zyrtarë të kabinetit bullgar.Sipas njoftimeve të tjera, Bullgaria ka pranuar 7 851 kërkesa nga më shumë se 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian për vendosjen e migrantëve në territorin e vendit ballkanik.Svetlozar Lazarov, zyrtar në Ministrinë e Brendshme bullgare, tha se vetëm 684 persona do të kthehen nga vendet anëtare të BE-së.Bullgaria është porta juglindore hyrëse për në Bashkimin Evropian për hyrjen e mijëra migrantëve që përpiqen t'u shpëtojnë konflikteve në Siri dhe Afganistan./ a.jor.