TOKIO, 21 gusht /ATSH-AFP/ - Rreth pesë për qind e të rriturve japonezë janë të varur ndaj lojërave dhe gati po kaq ndaj internetit, një patologji në rritje të fuqishme në një ambient të favorshëm për zhvillimin e këtyre lloj sjelljesh, tregon një studim i publikuar dje.
Rreth 5,36 milionë japonez nga mosha 20 vjeç e sipër (rreth 4,4 milionë meshkuj) nuk mund të rrinë dot pa luajtur, kryesisht në "pachinko" dhe "pachinslot", tip bilardosh vertikale dhe xhek pote, në salla të posaçme dhe të mbushura plot me tym që i gjen kudo në Japoni.
Sipas studimit të drejtuar nga Susumu Higuchi, drejtor i një qendre spitalore të specializuar në varësitë e ndryshme, "në shumicën e vendeve të botës, rreth një përqind e të rriturve kanë një varësi ndaj lojërave, dhe si krahasim, proporcioni në Japoni është shumë i lartë".
Ky dokument është pëpunuar për Ministrinë e Shëndetësisë për të luftuar praninë e këtyre hapsirave me "pachinko" në çdo cep të rrugës.
"Rezultatet e këtij hetimi, të publikuara pjesërisht në shtypin japonez, janë paraqitur atëherë kur qeveria mendon të autorizojë kaziontë në Japoni, që do të përkeqësojë edhe më shumë situatën", thekson autori i këtij punimi.
Për më tepër, i njëjti kërkim tregon se 4,2 milionë të rritur japonezë (50 për qind më shumë se pesë vite më parë) janë të varur nga interneti, ku 1,2 milionë në mënyrë të sëmurë. Ata nuk janë të aftë të reduktojnë vullnetarisht kohën e tyre të navigimit për të cilin ata sakrifikojnë jetën e tyre sociale, profesionale dhe familjare.
Rreth 4,5 për qind e meshkujve dhe 3,5 për qind e femrave ndodhen në këtë situatë që i përkasin kryesisht fashës së moshës mes 20 dhe 39 vjeç.
Përball këtyre varësive, alkooli duket një minorancë në Japoni, ku vetëm 1,09 milionë individë kanë varësi ndaj pijeve./
/G.S/