LOS ANGELES, 25 nëntor /ATSH-AFP/ - Një person i burgosur për 36 vite u lirua dje në Kalifroni pas gjetjes së elementeve të reja që kundërshtojnë verdiktin e prokurorit të distriktit të Venturas.
Michael Hanline u lirua nga burgu "Solano" dje, në prani të bashkshortes së tij, sipas Michael Schwartz, një zëdhënës i prokurorit të distriktit të Venturas.
"Prokurori i Venturas vendosi për lirimin e tij për shkak të provave të reja që gjatë procesit të parë ishin fshehur", theksoi Schwartz.
Hanline, që ishte gjykuar i fajshëm për vrasjen e një motoçiklisti në vitin 1978, J.T. McGarry, u lirua nën mbikqyrje dhe do të mbajë një byzylyk elektronik gjatë hetimeve të reja.
"Ai ende nuk është i pafajshëm, ne rifillojmë nga fazat fillestare, ai vazhdon të jetë i akuzuar për vrasje", vazhdoi zëdhënësi.
"Një audiencë që do të zhvillohet në 27 shkurt do të vendosë nëse do të jetë e nevojshme që ai të paraqitet në procesin e ri", përfundoi Schwartz.
Në një dokument të gjykatës të datës 13 nëntor, një juri përcaktoi se ADN-ja e gjetur në vendngjarje nuk korespondonte me atë të Michael Hanline dhe të bashkëpuntorit të tij, Dennis Messer.
"Edhe prova të tjera të dala pas procesit kundërshtojnë gjithashtu tezën e akuzës dhe elementet e reja minojnë besimin në gjykimin e fajësisë të Hanline", shkruhet në këtë dokument.
J.T. McGarry ishte zhdukur nga shtëpia e tij në qarkun e Venturas në nëntor 1978 para se trupi i tij i mbudhur me plumba të gjendej në krahë të një rruge rreth 50 kilometra larg vendbanimit të tij.
Një hetim disa javor kishte filluar mbi arrestimin e Michael Hanline, që ishte gjykuar si fajtor për vrasjen, ndërkohë që ai gjithnjë kishte kërkuar pafajësinë.
Sipas "The California Innocence Project", një shoqatë që përpiqet të shfajësojë personat e burgosur gabimisht, "disa raporte të policisë ishin fshehur para procesit ndërkohë që ato ndëshkonin të dyshuar të tjerë".
"Burgosja për 36 vite e Hanline, në kushte të kqija shëndetësore, i kushton të paktën 1,8 milionë dollarë Kalifornisë", sipas "The Innocence Project"./
/G.S/