SIBERI, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Një krater me një diametër prej 80 metrash është shfaqur në veri të Siberisë dhe ekspertët nuk dinë ende shkaqet e tij.
Ekipe studiuesish janë dërguar në vend për të analizuar ajrin, ujin dhe tokën, në përpjekje për të dhënë një përgjigje lidhur me këtë fenomen të çuditshëm.
Nuk është hera e parë që një gropë shfaqet në tokë. Në SHBA, mes të tjerash, gropa të mëdha janë shfaqur në mes të rrugëve të qytetit, por asnjë në këtë madhësi.
Ekspertët apo studiuesit përmendin hipoteza të çuditshme. Sulm nga jashtëtokësorët mendohet nga disa mbështetës të teorisë së komplotit. Të tjerë mendojnë për rënien e një meteoriti, por për Anna Kurchatova, një studiuese ruse, e cila është shpjeguar për të përditshmen "Le Monde", ky fenomen mendohet të jetë fryt i një shpërthimi nëntokësor lidhur me ngrohjen klimatike"./
/ec/