GJENEVË, 6 janar /ATSH-ANSA/ - Zvicra nuk mendon të eksportojë vetëm orëra apo çokollata, por po sheh mundësinë të eksportojë edhe të dënuar.
Kjo hipotezë shumë serioze doli në pah në Konferencën e Drejtorëve kantonalë të Drejtësisë dhe Policisë që grumbullon përgjegjësit e drejtpërdrejtë të çdo kantoni zviceran.
"Me një shumicë dërmuese, kjo konferencë vendosi t'u drejtohej autoriteteve federale deri në eksplorimin e plotë të çështjes", njoftoi sot media vendase.
"Gjatë diskutimeve u tha që të shihej numdësia që të burgosurit të dërgoheshin në Gjermani apo Francë, dy vende fqinje që disponojnë kapacitetet e nevojshme për këtë gjë", tha sekretari i përgjithshëm i kësaj konference, Roger Schneeberger.
Sipas medias vendase, Konfederata Helvetike ka një deficit prej 700 vendesh në institucionet e saj të vuajtjes së dënimit, sidomos në Gjenevë.
Megjithatë, Zvicra nuk është rasti i parë në botë për eksportimin e të burgosurve.
Ka qenë Principata e Lihtenshtejnit që i ka dërguar të dënuarit e saj në Austri apo Belgjikë./ a.jor.












