Softa: Shkodra kryeqendra e krimit, grupet kanë lidhje me politikën! Lekli: Po ecim mbrapa, shqiptarët bëjnë spektatorin, në vend që të ndihmojnë, filmojnë!

Në lidhje me situatën në Shkodër, eksperti Fatjon Softa tha për Report TV, se problem janë bashkëpunimet e këtyre grupeve kriminale me politikën, deri në fushata zgjedhore, zgjedhje deputetësh e bashkiakësh të çdo krahu, kurse për Leklin operacione të tilla nga SPAK dhe Policia i japin qetësi qytetarëve për sigurinë.

“Elbasani ka qenë problematik, por Shkodra është kryeqendra me djem të fortë dhe organizata e grupe me tregje si vendosja e gjobvënieve në treg, si në kohën e mafias italiane. Është vend që lidh këto lloj trafiqesh, por edhe pozicioni, liqeni, lumi, afërsia me Malin e Zi. Ndaj janë këto grupe për trafikun e drogës, prostitucionit, qenieve njerëzore etj. Pavarësisht ndryshimeve të shefave të policisë, ata kanë mundur ta mposhtin dhe të vazhdojnë aktivitetin. Përderisa grupet janë të ndarë në kampe dhe mbështetin njerëz politikë për deputetë apo bashkiakë, do të thotë se kanë mbrojtje, kanë strukturë ligjzbatuese të përfshira, sepse këto struktura nuk janë në gjendje ta fitojnë betejën me këto grupe”, tha Softa ndër të tjera në fjalën e tij.  

Kurse psikologia Marsela Lekli vuri theksin te siguria e qytetarëve, pasi krimi është rritur ndjeshëm dhe vjen madje në rritje në të gjitha llojet e tij.

Ajo kërkoi më shumë prezencë policore dhe strukturash ligjzbatuese në qytetet problematike, pasi kthehen në faktor psikologjik për qytetarët, që të gjejnë qetësinë shpirtërore. Lekli shprehet se “shqiptarët janë shoqëri pasive”, ose “spektatorë ndaj situatave të tilla, që filmojnë në vend të ndihmojnë apo denoncojnë”.

“Duket se po ecim mbrapa dhe jo para, krimi po shtohet, në familje, mes adoleshentëve, por edhe të tjera. Dua të them se duhet të reagojmë ne si shoqëri, ndaj ngjarjeve dhe situatave të ndryshme, duke dhënë ndihmën tonë. Ne jemi paragjykues e të ftohtë ndaj të tjerëve, por nëse ne si shoqëri reagojmë në situata të caktuara, atëherë rastet mund të jenë të paktën më të reduktuara. Kur ne shohim një rast në rrugë, thjesht marrim telefonin dhe filmojmë, nuk marrim policinë apo ambulancën, ose të japim ndihmën e parë. Ne jemi shumë spektatorë të mirë ndaj situatave të tilla”.


Lajmi kryesor:

‘Studio Live’ për operacionin në Dobraç/ Softa: Grupet të lidhura me politikën, Shkodra kryeqendra e krimit! Lekli: Njerëzit kanë frikë, u është prishur qetësia


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar

Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar