Softa: S’parandalohen aksidentet me polic pas ferrave apo makinë inteligjente të fshehur, shoferët duhet të jenë në dijeni që po vëzhgohen

TIRANË- Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa thotë se shoferët duhet të paralajmërohen që janë në vënzghim nga makina inteligjente  apo nga radarët. Kjo sipas tij është baza e transaprencës që shtetit ndaj shoferëve, duke thënë se vendosja e policëve pas ferrave, siç ndodh rëndom apo makina inteligjente që nuk janë të identifikueshme, nuk ka rol parandalues, por thjesht ndëshkimin e shoferëve për të mbledhur gjoba.  

“Kjo formë e vendosjes, policët o pas në ferre, ose pas kofanons së makinës, makinat inteligjente janë të paidentifikuara si makina policie, s’duhet. Duhet të njoftosh një drejtues mjeti, sepse është e drejta e drejtuesit të mjetit, se kur e filmon, e gjobit, duhet të jetë i vetëdijshëm, nuk ka rol parandalues, por mënyrë për të goditur një shofer. Radarët vendosen që të mos ketë policë në rrugë, pra të krijohet kontrolli digjital, sepse kështu nis edukimi dhe parandalimi, s’është problemi që ta kap unë atë gabim dhe të mbledhë gjoba. Shteti duhet të jetë transparent, se do të rrisë kulturën e dhënies së makinës, mekanizëm që funskionon në mënyrën e disiplinimit, nuk ka për ta zgjidhur problemin makina inteligjente. Duhet të bësh paralajmërimin e personit që po monitorohesh me kamera”, thotë Softa, teksa komentoi edhe grupin në Telegram tek i cili shoferë nga e gjithë Shqipëria njoftojnë njëri-tjetrin për të pasur kujdes në vende që konstatohet se ka të instaluar radarë të Policisë Rrugore.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu,  Softa tha se propozimi për ndryshime në Kodin Rrugor që ndalon një person që ka marrë patentën brenda 3 viteve, të ecë me mbi 80 km/h në autostradë e 70 km/h në rrugë inteurbane, është i drejtë, po ka shprehur rezerva për rinovimin e patentës do  vite, nga  që është aktualisht

“Nëse rinovon patentën çdo 15 vite, atëherë duhet edhe që karta e identiteti 15 vite. Duhet të jënë të barabara, s’mund t’i ndash, identiteti është përjetë pse duhet të jetë 10 vjet, ndërsa patenta duhet rinovuar çdo 15 vjet”, tha ai.

Një tjetër problematikë, që eksperti i sigurisë renditi ishte edhe sinjalistika e gabuar, e vjetëruar në disa rrugë

“Sinjalistika rrugore shumë raste nuk është linare, se nga 80km/h shkon në 40 km/h apo edhe 20 km/h, dhe s’është legale, ke tabela që janë absurde, psh në Bypass-in e Vlorës, ndërkohë që Kodi Rregor dhe sanskonet kanë filluar, gjysma është me vija të verdha. Ke një tabelë me 20 km në orë një rrugë e hapur, një rrugë e mirë, është absurde dhe nuk të jep asnjë rast për të bërë parakalim, edhe pse e ke mundësinë. Kur shkoje në kthesë të thoshte 40 km/h dhe ndalim i parakalimit, po pastaj nuk ke një tjetër që të thotë ndalon parakalimi” , përfundoi Softa.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 12/07/2022 16:06

    Qarkullimi rrugor duhet dicitalizuar ashtu si funksionon ne europe mbasi gjoben e merr ne menyre dicitale dhe shmang korrupsionin qe bejne policet rrugor

    Përgjigju
  • Labi: 12/07/2022 14:30

    Ore po nuk ka njeri tjeter ne Shqiperi qe te japi mend se na u be ky Softa si Nastradini qe i din te gjitha. Po provojeni kete mut nje here te dale e ti veje shpatullat ne terren punes por rri e shet dengla nga ekranet e televizioneve. Se nga mbiu ky ekspert sigurie qe jep mend per eksploziva, vjedhje, vrasje, grabitje, kufirin, aksidentete etj. Jeni bere per tu qare hallin edhe ju mediave se u kane ngelur ne dere ca ekspertuce qe nuk i lejne grate brenda ne darke.

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu: 12/07/2022 13:06

    Bravo re malaga… Kritiko qeverine turkoshqiptare me brrockulla sepse rraca juaj e ha sapunin per djath. Vendosini patrullat e policise dhe radaret ne vende shume publike. Ne ate menyre shoferet problematik do mund te ulnin shpjetesine vetem ne vende te caktuara, dhe kudo tjeter ti japin gaz deri ne maksimum. Policite e shteteve te tjera jane idiote qe nuk i nxjerrin ne gazete vendndodhjet e kontrolleve. Ky Softa eshte nga ata llojet e eksperteve qe jane ideal per mua. A mund te me thote dikush se ku mund tja dergoj nje tas me sup si dhurat? Rrofte vorio epiri grek! Efharisto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën