Sokol Balla: Si e solla Berishën në
emisionin “Top Story” pas 10 vitesh

TIRANE - Gazetari i mirënjohur dhe drejtuesi i emisionit “Top Story” në Top Channel, Sokol Balla sqaron për gazetën “Shqiptarja.com” rrugën e ndjekur për të garantuar praninë e kryeministrit Berisha në emisionin e tij sot në mbrëmje, pikërisht tre ditë para ditës së zgjedhjeve.

Balla saktëson se nuk ishte bërë ndonjë negociatë e veçantë për të siguruar “po”-në e kryeministrit, që të vinte në emision pas 10 vitesh mungese e bojkoti total ndaj këtij stacioni televiziv. “S’ka pasur ndonjë vështirësi të madhe për të siguruar këtë pjesmarrje të kryeministrit në emision.

Para fushatës, i kam dërguar një kërkesë sipas të gjitha rregullave dhe sipas të njejtës procedurë që kam ndjekur dhe me liderin e PS, Rama dhe me ish-presidentin dhe kreun e FRD, Topi, liderin e LSI Meta etj. Dhe para disa ditësh kryeministri Berisha më ktheu përgjigje pozitive.

Ka qënë një respekt për audiencën dhe seriozitetin e këtij televizioni dhe emisionit që unë drejtoj, bënë që përgjigjia të jetë pozitive për të marrë pjesë në emisionin e sotëm”, tha Balla. I cili nuk ka munguar të nënvizojë faktin se nuk ka pasur asnjë negociatë me stafin e kreut të qeverisë.

“Nuk ka qënë asnjë lloj këmbëngulje nga ana jonë për të garantuar pjesmarrjen e kryeministrit në emision, por dhe kryeministri Berisha dhe stafi i tij nuk kanë pasur ngurrime apo pengesa. Thjeshtë iu përgjigjen pozitivisht kërkesës sonë.

Nuk ka pasur asnjë lloj negociate, por vetëm një raport normal pune, një komunikim me stafin e kryeministrit, një kërkesë zyrtare si për të gjithë liderët e tjerë dhe një përgjigjie pozitive nga ana e kryeministrit”, deklaroi Balla.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve