Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe bashkëshortja e tij, Kornelia janë bekuar me një fëmijë.

Futbollisti 27-vjeçar është shprehur i entuziasmuar në një fotografi të postuar në Instagram, ku bën me dije edhe emrin e vajzës së tij, Rajna.

Zyrtarisht Baba ! Falenderoj Zotin që me bëri te përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”, ka shkruar Cikalleshi në Instagram.

Cikalleshi është sulmues I kombëtares me 26 paraqitje, ku ka realizuar 2 gola, ndërsa luan për ekipin truk të Osmanlisporit.

cikalleshi
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com