Sokol Olldashit është shpallur "Qytetar Nderi" i Durrësit në përvjetorin e parë të vdekjes tragjike. Vendimi unanim është marrë  Këshillit Bashkiak i këtij qyteti. Kjo u konfirmuar nga deputeti Igli Cara. "Sapo më njoftuan që Këshilli Bashkiak i Durrësit, në unanimitet i dha Sokol Olldashit sot titullin "Qytetar Nderi i qytetit".  Faleminderit të gjithë anëtarëve të Këshillit që e votuan. Koli e konsideronte veten çun Durrësi, sepse "fati" e solli që të rritej në Durrës, këtu janë miqtë e shokët e parë të tij, këtu nis kënga e kitara e tij, këtu nis angazhimi i tij në politikë, këtu ka miq të mirë e shokë besnikë. Kol Olldashi dha shume në jetën e qytetit tonë, gjeti forma e mjete për të bërë e për t'u mbajt mend në shtëpitë e durrsakëve, ta kemi "qytetar nderi" është më e pakta që mund të bëjmë për të", shkruan Cana në Facebook.
/y.pa/