Sokol Olldashi, zëri ndryshe
brenda PD, karriera politike

Sokol Olldashi, zëri ndryshe<br />brenda PD, karriera politike
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike që prej 2001 ka mbajtur dhe dy poste ministrore në qeverisjen e djathtë, atë të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Transporteve.

I ardhur nga gazetaria, Olldashi hyri që herët në politikë, përmes strukturave të PD, për të qënë një ndër zërat më të fuqishëm në këtë parti, një polemist shumë i zoti dhe një zë ndryshe dhe në Partinë Demokratike në të cilën ai u rrit si politikan.

Sokol Olldashi do të mbahet mend gjatë për sfidën që i bëri njërit prej deputetëve më të fuqishëm në Kuvendin e Shqipërisë Agron Duka, mbi të cilin fitoi në vitin 2005, por dhe për përballjen me kryeministrin aktual Edi Rama në zgjedhjet vendore të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, duke humbur garën me të.

Por sfidat e Olldashit nuk kanë munguar, në përballjen me “peshat e rënda” të politikës, ketë radhë brenda partisë së tij, teksa kandidoi përballë Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD, ku përballë nuk kishte si rival vetëm kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës por dhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe njerëzit e tij.

Teksa përballoi fushatën me shumë dinjitet, pavarësisht se humbi në mënyrë jo të drejtë, Sokol Olldashi mbetet një ndër zërat më të fuqishëm ndryshe në PD, kritik i fortë brenda partisë në funksion të ringritjes së PD, debatues i fortë në Kuvend dhe në media, si dhe një mik i jashtëzakonshëm i gazetarëve, kolegu i të cilëve kishte qënë deri para pak vitesh.

Ndërsa do të mbahet mend si i pari zyrtar i lartë i PD që dhe në zhvillimin më të fundit politik në Shqipëri la vulën e tij, teksa bëri thirrje për protesta masive kundër armëve kimike siriane që të mos vinin në Shqipëri. PD humbi një personalitet dhe një deputet të afirmuar, një zë ndryshe brenda saj, politika humbi një politikan të jashtëzakonshëm, familja njeriun e dashur, deputetët kolegun e tyre, të afërmit mikun e mirë dhe të kudogjendur.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit