Sokrati, i paralizuar dhe bashkëshortja e tij jetojnë vetëm me pagesën e invaliditetit që ai merre, cila siç tregojnë edhe ata vetë nuk del as për ilaçet dhe pagesën e faturave. Apartamenti është i amortizuar plotësisht dhe ata nuk kanë asnjë mundësi për ta rikonstruktuar. Por kësaj gjendje, e cila vijon e të rëndohet prej 8 vitesh i shtohet edhe rreziku nga depozitat e ujit të vendosura në tarracë që rrezikojnë të shembin të gjithë banesën.
“Çdo gjë që bie jashtë bie edhe brenda në shtëpi, duhen hequr të gjitha pjesët e vjetra që janë shtuar para shumë vitesh, kemi nevojë për ndihmën e shtetit se vet nuk e përballojmë do,” tha Sokrat Braka.
“S’kemi asnjë të ardhur për ta rregulluar shtëpinë që pikon, burri ka 8 vjet që është paralizuar dhe kemi nevojë për ndihmë para se të na zëri shtëpia brenda. Burri nuk ngrihet fare nga shtrati, është invalid, jetojmë vetëm me pensionin që jep shteti," tregoi nëna e Sokratit.
Sokrat Braka bën apel për ndihmë ndaj Institucioneve që të reagojnë përball rastit të tij, pasi së bashku me bashkëshorten nuk po arrijnë as të sigurojnë jetesën. 3 vite më parë atij iu hoq edhe pagesa për shoqëruesin që mund ta lëvizte me karrocën me të cilën është i detyruar të bashkëjetojë deri në fund të jetës.
“Unë kam 8 vjet që jam paralizuar, hoqën edhe pensionin e shoqëruesit për të më ndihmuar, po bëhen 4 vite,” u shpreh Sokrati.
Edhe të afërmit apo fqinjët shpesh herë i kanë ndihmuar, por kjo nuk është zgjidhje për ta pasi nuk mund të shtyjnë çdo herë ditët me hua. Edhe nga ana e pushtetit vendor nuk ka pasur ndonjëherë përkujdesje për këtë familje edhe pse është identifikuar me probleme sociale dhe ekonomike.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO