Motra e Beyonces, Solange Knowles është martuar me të fejuarin e saj disavjeçar Alan Ferguson.

Solange ka zgjedhur për ditën e saj të dasmës jo fustan, por sigurisht stilin e saj të preferuar.

Çifti janë martuar në New Orleans dhe të pranishëm janë fotografuar edhe familja e Beyonces të cilët janë veshur të tre me të bardha.

solange knowles

Solange shihet me kostum elegant me pantallona dhe bluzë ngjitur, dhe një kardigan të gjatë të hedhur krahëve në ngjyrë të bardhë.

Edhe bashkëshorti gjithashtu shihet me kostum të bardhë.

Ndërkohë ata kanë shkrepur edhe set fotografik me biçikleta të bardha ç’ka e bën edhe më stil dasmën e tyre.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)