Zinedin Zidan me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid. Francezi i cili fitoi tre herë radhazi “Champions League” me ‘galaktikët’ sipas ‘Sky sports’ do të zërë vendin e Solari-t, pasi ky i fundit pritet të shkarkohet sot.
Real në harkun kohor të më pak se 10 ditëve pa t’i shkërmoqej i gjithë sezoni pasi u eliminua nga Kupa, u mund në kampionat nga Barcelona si dhe mbylli aventurën “Champions” për shkak të disfatës 4-1 me Ajax.
Të gjithë këto detaje sipas mediave të huaja, “L’Equipe”, “AS” dhe të tjerë, do të bëjnë që sot bordi i Real Madrid të shkarkojë Solarin. Një javë më parë kandidati potencial për t’u ulur në stolin e Realit ishte Jose Mourinho, diçka që u prania edhe nga ish-presidenti i Realit Vincente Calderon, por duket se tashmë situata ka ndryshuar dhe Zidan me shumë mundësi do të drejtojë galaktikët deri në fund të sezonit.