BE, Gjermania, Italia, Greqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Kosova dhe Ambasada e SHBA në Tiranë zyrtare kanë shprehur sot solidaritin e tyre me Shqipërinë, pasi lajmit për tërmetin e fuqishëm që shkaktoi disa viktima, shumë të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, në një postim në Twitter shkruajti, se "BE i gjendet pranë vëllezërve dhe popullit shqiptar".
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kanë shprehur solidaritetin e tyre në këto momente dramatike për vendin tonë duke ofruar gjithë ndihmën e tyre të emergjencës
Lideri I VV Albin Kurti shkruajti ne Facebook shkruajti se ‘Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t'iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë’.
Edhe Kryeministri italian Giuseppe Conte ka shprehur sot solidaritetin e plotë të Italisë dhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit, kurse në deklaratën e qeverisë greke thuhet se ”Greqia shpreh solidaritetin e saj me qeverinë shqiptare dhe me njerëzit e prekur nga tërmeti”.
Kancelarja Gjermane Angela Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencës ndërsa edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, ai serb Vuçiç dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, kanë shprehur gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës emergjente
Lajmi për dëmet e shumta të tërmetit që goditi sot Shqipërinë ka bërë jehonë edhe në mediat e shumta ndërkombëtare. Gazetat italiane ‘La Repubblica’, ‘La Stampa’, prestigjozet amerikane dhe britanike CNN, BBC, Daily Mail, Euronews e shumë të tjera shkruajnë për fatkeqësinë natyrore që goditi sot vendin tonë.
Sipas mediave italiane, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në pjesën jugore të Italisë në Puglia, Basilicata, Campania, Abruzzo dhe Napoli.
Lajmi kryesor: