SOLIDARITET/ Sinaj: Përveç pagës si deputet, si biznesmen jap 100 mln lekë!

Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj ka dhënë 100 mln lekë (të vjetër) për familjet e prekura nga tërmeti. Nga qyteti i Elbasanit, aty ku janë bërë bashkë politikanë, krerët e bashkësive fetare, PD dhe PS, Sinaj tha se përveç pagës së tij si deputet, do të kontribuojë në mënyrë të veçantë edhe si biznesmen. Për Sinën, kjo e keqe e madhe nxori në pah një të mirë...tregoi që të shqiptarët janë të gjithë bashkë.

"Ndonjëherë thuhet që e keqja dhe e mira rrinë shumë afër dhe sot në këtë ditë, shkoj që e keqja e tërmetit na ka bërë të gjithë bashkë. Doja të shprehja trishtimin tim, hidhërimin, ngushëllimet e familjarëve që kanë humbur familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre, të falenderoja trupat e specializuar që erdhën nga vendet mike. Unë në politik kam hyrë nga biznesi, para një ditë grupi i PS vendosi që të linte pagën e nëntorit për të ndihmuar familjet e dëmtuara, por mua nuk më shkonte kaq për shtat. Veç asaj rroge do të jap edhe 100 mln lekë të vjetëra nga llogaria ime personale. Me gjithë zemër, ftoj të gjithë ata që kanë mundësi sado të kenë mundësi të kontribuojnë. Shpresoj që Zoti të mos na vërë më në vështirësi për të treguar që jemi bashkë", tha Sinaj.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/11/2019 06:51

    Shikojeni Ballen fshatarin, turi-thartin limontos

    Përgjigju
  • vera: 29/11/2019 19:42

    ZOTI JU DETYROI TE paguani leket qe I keni vjedhur ketij populli ,,ndyresira….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?