SOLIDARITETI/ Gjermania 4 milionë euro grant Shqipërisë për rindërtimin e ndërtesave publike pas tërmetit

SOLIDARITETI/ Gjermania 4 milionë euro grant Shqipërisë për rindërtimin e ndërtesave publike pas tërmetit

Qeveria Gjermane do të japë një grant prej 4 milionë eurosh për ndihmë emergjente pas tërmetit që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, të cilat do të jepen përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW si partner zhvillimi.

Lajmi është konfimruar ditën e sotme ku Qeveria Gjermane njoftoi zyrtarisht Qeverinë Shqiptare po fondin e solidaritetit pas tërmetit tragjik ku mbetën 51 viktima dhe mijëra familje pa banesa.

Këto fonde do të përdoren për të ndërmarrë masa për rindërtimin e shkollave dhe ndërtesave të tjera publike në zonat e Tiranës, Durrësit, Krujës etj., të cilat u prekën më së shumti nga tërmeti. , çfarë do të thotë që ato do të jenë më të sigurta ndaj tërmeteve si edhe do të jenë efiçente nga ana e energjisë.

Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf tha: “Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë. Ringritja e institucioneve publike do të jetë një element i cili do të sherbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme.

Ndihma Gjermane për rindërtimin pas tërmetit, e cila do të zbatohet nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW, do të njësohet me ndërhyrjet e planifikuara tashmë nga institucionet shqiptare si edhe do të koordinohet nga afër me ndihmën për rindërtim të dhënë nga partnerë të ndryshëm zhvillimi nën drejtimin e Bashkimi Evropian (BE). Në këtë mënyrë do të sigurohet që s’do të ketë mbivendosje masash ndërmjet institucioneve të ndryshme.

KfW-ja është një nga bankat për zhvillim lider në botë. Me eksperiencën e saj shumëvjeçare KfË është e angazhuar që në emër të Republikës Federale Gjermane si edhe të Landeve Federale të përmirësojë kushtet ekonomike, sociale, ekologjike si edhe kushtet e jetesës në mbarë botën. Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme. Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988.

Që nga ai vit Qeveria Gjermane  ka angazhuar një shumë totale prej mbi një milliardë euro për projekte zhvillimi në fushat e Infrastructurës Bashkiake, Energjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
Shoqata Shqiptare e Bankave dhurojnë 200 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntor

1576848902_termeti.jpg

Shoqata Shqiptare e Bankave, pas ngjarjeve fatkeqe dhe vdekjeprurëse të ndodhura në 26 nëntor ka shprehur solidaritetin e saj për të gjithë qytetarët dhe familjet e prekur nga pasojat.

Si një mbështetje konkrete dhe efektive, Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës ka vendosur të dhurojë shumën prej 200 mijë Euro, duke depozituar një shumë të tillë në llogarinë speciale të hapur dhe administruar nga Qeveria shqiptare

Kjo shumë është veçmas nga të gjitha kontributet e tjera të kryera nga anëtarët individualë të shoqatës bazuar në rregullat dhe politikat e tyre.

Shoqata ka pranuar vullnetin e fortë të anëtarëve të saj për të zbatuar një numër masash, bazuar rast pas rasti, me qëllim mbështetjen e të gjithë huamarrësve që janë dëmtuar nga tërmeti.

Për këtë qëllim, shoqata inkurajon të gjitha palët e interesuara të kontaktojnë Bankën e tyre për të marrë informacion dhe udhëzime. Në të njëjtën kohë, shoqata do të punojë me institucionet përkatëse dhe rregullatorët për t'u siguruar që përfituesit e masave të përmendura nuk do të jenë subjekt i ndonjë ndryshimi në klasifikimin e tyre të ecurisë së shlyerjes së kredisë.

 “Shoqata kujton se, që nga fillimi i urgjencës, të gjitha Bankat kanë hequr dorë nga tarifat dhe komisionet e aplikuara për transaksionin financiar vendas dhe ndërkombëtar,  për transferimin e fondeve në favor të viktimave të tërmetit.

Shoqata shfrytëzon rastin, në këtë sezon festash, të urojë për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht për ata që u goditën nga kjo tragjedi, një 2020 më të mirë dhe paqësore!”, janë shprehur përmes postimit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Rënia e sundimit të Bashar al-Assad, Joe Biden: Nuk do ta lëmë ISIS-in të kthehet! 75 objektiva u goditën

Rënia e sundimit të Bashar al-Assad, Joe Biden: Nuk do ta lëmë ISIS-in të kthehet! 75 objektiva u goditën