Solidarizimi me tragjedinë e Genovas, ambasada italiane: Ngushëllime familjeve të dy viktimave shqiptare

Solidarizimi me tragjedinë e Genovas, ambasada italiane: Ngushëllime familjeve të dy viktimave shqiptare

Ambasada italiane në vendin tonë ka falenderuar autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për solidaritetin e shprehur me tragjedinë e Genovas. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ambasada italiane thekson se shqiptarët qëndruan pranë italianëve në këto momente të vështira, çka dëshmon dashamirësinë dhe afrimitetin mes dy popujve.

Gjithashtu, ambasada italiane ngushëllon edhe familjet e dy viktimave shqiptare të kësaj tragjedie Marjus Djerri nga Shijaku dhe Edi Bokrina nga Shkodra, të cilët humbën jetën mes rrënojave të urës.

Ambasada italiane falenderon autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Genova, që dëshmojnë dashamirësinë dhe afrimitetin mes dy popujve tanë. Teksa i bashkohemi dhimbjes së familjeve të viktimave, u shprehim ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të trishtueshme dhe të gjithë popullit shqiptar.

Deklarata e ambasadës italiane në Tiranë


Lajmi kryesor:

Tragjedia/ Genova në zi pas shembjes së urës, mes 39 viktimave edhe dy shqiptarë (Emrat)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja