Genova - Dy ditë zi në Genova pas rënies së urës Morandi në autostradën A10. Të dhënat e deritanishme flasin për 39 viktima, mes tyre janë konfirmuar edhe dy shqiptarë, si dhe tre fëmijë. Në vendngjarje vijojnë gërmimet për të gjetur të tjerë të mbijetuar.
Shqiptarët janë identifikuar si Marjus Djerri, 22 vjeç, me origjinë nga Shijaku dhe Edi Bokrina, 30 vjeç, nga Shkodra. Të dy ishin duke shkuar bashkë për në punë kur ura që po rrëzohej i zuri poshtë.Tragjedia bëhet më e rëndë pasi trupat e të dyve janë nxjerrë para syve të familjarëve.
Edi Bokrina, 30 vjeç
Marjus Djerri, 22 vjeç
Për orë të tëra mbi 300 zjarrfikës, me 92 mjete dhe forca të tjera të Ndërhyjes së Shpejtë kanë punuar edhe gjatë natës. Gjatë operacionit për nxjerrjen e trupave, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë raportojnë të kenë pikasur edhe një familje, e cila po shkonte për pushime tek gjyshërit.
Kompania që menaxhon autostradat në Itali ka deklaruar se do të ketë angazhim maksimal gjatë orëve në vijim për të rindërtuar urën e shembur në një kohë sa më të shkurtër dhe sa më e sigurt të jetë e mundur. Ata shtojnë se nga të gjitha kontrollet ura nuk ka shfaqur asnjë shenjë që do të conte në këtë fatkeqësi.
Prokuroria e Genovës ka nisur hetimet kryesisht për "vrasje të shumfishtë dhe tragjedi të shkaktuar si pasojë e neglizhencës". Të paktën kështu deklaroi kreu i Prokurorisë së Genovas, Francesco Cozzi. Ndërsa kryetari i Bashkisë shpalli dy ditë zie.
EMRAT E DISA PREJ VIKTIMAVE
Andrea Cerulli 47 vjeç
Axelle Nemati Alizee Plaze 21-vjeç
Marta Danisi 29 vjeç
Juan Ruben Figuero Carraso- 68 vjeç
Roberto Robbiano 44 vjeç
Samuele Robbiano 9 vjeç
Ersilia Piccinino 41 vjeç
Carlos Jesus Erazo Trujillo 26 vjeç
Vincenzo Licata 57 vjeç
Juan Carlos Pastenes 64 vjeç
Alberto Fanfani 32 vjeç
Marjus Djerri 22 vjeç
Luigi Matti Altaddona 34 vjeç
Eddy Bokrina 30 vjeç
Mes tyre edhe 3 burra e dy gra ende të paidentifikuar
Lista me emrat e viktimave
Ambasada italiane në vendin tonë ka falenderuar autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për solidaritetin e shprehur me tragjedinë e Genovas. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ambasada italiane thekson se shqiptarët qëndruan pranë italianëve në këto momente të vështira, çka dëshmon dashamirësinë dhe afrimitetin mes dy popujve.
Gjithashtu, ambasada italiane ngushëllon edhe familjet e dy viktimave shqiptare të kësaj tragjedie Marjus Djerri nga Shijaku dhe Edi Bokrina nga Shkodra, të cilët humbën jetën mes rrënojave të urës.
Ambasada italiane falenderon autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Genova, që dëshmojnë dashamirësinë dhe afrimitetin mes dy popujve tanë. Teksa i bashkohemi dhimbjes së familjeve të viktimave, u shprehim ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të trishtueshme dhe të gjithë popullit shqiptar.
Deklarata e ambasadës italiane në Tiranë
Dy shqiptarët Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë mes 39 viktimave nga shembja e urës. Anila Bitri, ambasadore e Shqipërisë në Romë thotë se vijojnë kërkimet në gërmadhat e urës së "Morandit" në Genova. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bitri tha se do pritet me ankth deri në fund nga operacionet e kërkim-shpëtimit pasi në rajonin ku ndodhi tragjedia banon një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.
Ambasadorja shqiptare në Itali thotë se përfaqësia diplomatike do t'u qëndrojë pranë dy familjeve të viktimave shqiptare.
Janë dy viktimat shqiptare nga kjo tragjedi, Marus Djerri dhe Edi Bokrina. Kam shprehur ngushëllimet familjeve për humbjen e rëndë. Është një humbje shumë e madhe, në kushte të paparashikueshme sa të kërkosh fjalët për të ngushëlluar ësnhtë shumë e vështirë. Nuk kemi shqiptarë të tjerë të lënduar në spitalet e Genovas. Nuk mund të parashikohet se çfarë do sjellë kërkimet në vijim, është një rajon i banuar nga shqiptarët. Le të shpresojmë se nuk do të marrim lajme të tjera të këqija. Do t'u qëndrojmë pranë dhe do të ndihmojmë familjet shqiptare të kësaj tragjedie. Në një rast, familjarët kanë vendosur për ta prehur në Itali.
Anila Bitri, ambasadore e Shqipërisë në Itali
Zëvendëskryeministri italian Luigi Di Maio ka folur për mediat italiane për tragjedinë e Genovas ku 39 persona humbën jetën.
Sipas Di Maios, ata që janë përgjegjës për tragjedinë kanë një emër dhe një mbiemër pasi autostrada menaxhohej nga një kompani private.
Ata që janë përgjegjës për tragjedinë e Genovës kanë një emër dhe mbiemër dhe ata janë ‘Autostrade per l'Italia’. Për vite me radhë është thënë se menaxhimi privat do të ishte më i mirë se ai shtetëror. Dhe kështu, sot kemi një nga tregtarët më të mëdhenj në Evropë që na tregon se ura ishte e sigurt dhe nuk e kishte imagjinuar kolapsin.
‘Autostrade per L’Italia’ kishte për të bërë mirëmbajtjen e autostradës dhe nuk e bëri. Grumbullon taksat më të larta në Evropë dhe paguan taksa shumë të ulëta. Koncesionet duhet të tërhiqen dhe gjobat të paguhen. Ministri Danilo Toninelli ka filluar procedurat për tërheqjen e koncesionit. Nëse një individ privat nuk është në gjendje për të mirëmbajtur rrugën, atëherë autostradat do t’i menaxhojë shteti.
Luigi Di Maio, zv,kryeministër i Italisë
Itali- Në tragjedinë e Genovas nga shembja e një ure, 37 persona mbetën të vdekur, mes tyre ishin edhe dy shqiptarë.
Dy shqiptarët, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina kanë qënë bashkë në një makinë duke shkuar për në punë.
Po kush ishte Marjus Djerri?
Marjus Djerri, një 22-vjeçar me origjinë nga Shijaku si çdo i ri kishte ëndrra. Djerri krahas punës aktivizohej edhe me skuadrën e Cornigliano Galaticos, në rolin e sulmuesit.
Djerri gjatë tre viteve që aktivizohej me skuadrën kishte shënuar 80 gola duke marrë vetëm tre kartona të verdhë dhe asnjë të kuq.
Detaje këto që tregojnë për natyrën e tij të qetë.
Të dhënat e skedës së Marjus Djerrit
Ndërkohë që kërkimet poshtë rrënojave të urës së shembur një ditë më parë në Genova të Italisë vijojnë, mediat italiane kanë nisur të publikojnë edhe emrat e viktimave.
Në katastrofën e një dite më parë ka humbur jetën edhe një familje e tërë. Italianët Roberto Robbiano, bashkëshortja e tij moglie Ersilia Piccinino dhe djali i tyre i vogël shtatë vjeç e gjysmë Samuele. Ata ishin nisur për drekë tek gjyshi në Voltri, kur shembja e urës Morandi i përpiu makinën.