SOMALI- Gjatë një operacioni të dites së sotme, forcat speciale amerikane kanë ndaluar një nga antarët më te vjetër të Al Kaedës. Anas Al-Libi ka qenë një ndër më të kërkuarit nga FBI dhe SHBA kishte vendosur një shumë prej 5 mln dollarë për këdo që kishte informacion . Ai konsiderohet si njeriu me i afërt i Osama bin Laden dhe është gjithashtu një ekspert kompjuteri për grupin dhe besohet të jetë një nga organizatorët e sulmeve të vitit 1998 në ambasadën amerikane në Kenia dhe Tanzani në të cilën mbeten të vrarë 12 amerikanë dhe më shumë se 220 kenianë.
Gjate operacionit fillimisht u tha se objektivi i operacionit ishte lideri i Al Shabaab por ka raporte kontradiktore nëse ndonjë nga udhëheqësit e Al Shabaab ështe vrarë në operacion. Anas Al-Libi është paditur në Nju Jork në lidhje me sulmet dhe përfundimisht mund të sillet në SHBA për të dalë në gjyq.
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com