SOMALI - Tre shpërthime kanë ndodhur në harkun kohor të 1 ore. Dy prej shpërthimeve, me granata të vogla dhe shpërthimi i tretë autobombë, morën jetën e të paktën 11 personave.

Sipas mediave te huaja shpërthimet kanë ndodhur në hotel "Jazira" në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Hoteli ku kanë ndodhur shpërthimet është një nga hotelet më të frekuentuar nga zyrtarë të qeverisë dhe mund të quhej si vendi me i sigurt në Mogadishu.

Deri tani nuk dihen arsyet dhe përgjegjësit për shpërthimet.

Lajmi u publikuar fillimisht në orën 20:32 (01.01.2014) dhe u përditësua në orën 22:24

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)