Nikolae Çaushesku, lideri i ekzekutuar gjatë revolucionit antikomunist të dhjetorit të vitit 1989, mbetet politikani që rumunët e konsiderojnë më të përshtatshmin për postin e presidentit të vendit të tyre. Ky rezultat doli nga një sondazh i kryer nga Instituti INSCOP me një nismë të gazetës së njohur rumune "Adevarul". Të anketuarit, sipas së përjavëshmes në gjuhën italiane "Shtatë ditë", u pyetën për të zgjedhur nga një listë politikanët, të cilët kanë mbajtur postin e presidentit të Republikës së Rumanisë, pavarësisht nga qeveria në pushtet. Rezultatet befasuese renditën të parin Nikolae Çausheskun me 24 për qind të votave, i ndjekur nga Jon Iliesku me 19,1 për qind të votave, më pas ish-presidenti Traian Bashesku me 14 për qind dhe në fund Emil Konstantinesku me 9,7 për qind të votave./ ATSH/
/Shqiptarja.com





