ATHINE- "Agimi i Artë" ka pësuar ditët fundit një hemoragji të madhe, të pasuesve, apo edhe të personave të cilët do të votonin për ta, në rast zgjedhjesh. E gjitha kjo ka ndodhur pas vrasjes së urdhëruar të një aktivisti të majtë 34-vjeçar nga një anëtar i neonazistëve, dënimit maksimal të të gjitha forcave politike greke, protestave masive popullore në mbarë Greqinë e në botë, por edhe reagimeve të fuqishme të Europës dhe personaliteteve të shquara nga shumë fusha të artit e të mendimit në mbarë botën.
Sikundër rezulton nga sondazhi i ditëve të fundit i realizuar për llogari të gazetës "Ethnos" nga Metron Analysis, diferenca ndërmjet Demokracisë së Re dhe socialistëve Radikalë të SYRIZA është tepër e ngushtë, 0.2% me SYRIZEN e Ciprës të kryesojë kundrejt konservatorëve në pushtet të Samaras.
SYRIZA kryeson me 19.8%, ndërsa Demokracia e Re pason me 19.6%.
Shumë interesant në këtë sondazh është edhe rëia drastike e neonazistëve të "Agimit të Artë", të cilët vijojnë të jenë partia e tretë, por me një rënie të ndjeshme dhe në rast se zgjedhjet do të bëheshin nesër, "Agimin e Artë" do ta votonin 7.8% e elektoratit.
Duhet theksuar se në një sondazh të firmës Pulse në 11 shtator, "Agimi i Artë" grumbullonte rreth 15% të elektoratit në Greqi. Një rënie e jashtëzakonshme brenda 10 ditësh komentohet me faktin se "Agimi i Artë" gjatë gjithë kësaj kohe ka vepruar si një bandë kriminale, duke urdhëruar e kryer vrasje, grabitje, rrahje dhe agresione jo vetëm ndaj emigrantëve, por edhe ndaj qytetarëve grekë.
Rol të madh në rënien e neonazistëve në sondazhe kanë luajtur edhe publikimi i shumë dokumentave e dëshmive të vërtetuara në lidhje me veprimtarinë, mënyrën e rekrutimit, por edhe “bizneset” që kjo parti kryen me “viktimat”, por edhe mënyrat naziste që kjo parti përdor për të ngjallur frikë e terror në njerëz.
Rol në rënien e përqindjeve të neonazistëve kanë luajtur edhe impenjimi maksimal, kësaj here i të gjitha forcave politike greke, të cilat kanë dënuar me gjithë forcën e zërit të tyre aktet e "Agimit të Artë" dhe, shpesh herë, pavarësisht se Kushtetuta greke nuk e parashikon, edhe kanë kërkuar nxjerrjen jashtë ligjit të "Agimit të Artë", të mbështetur edhe nga forcat politike përparimtare e demokratike në mbarë botën.
Në këtë sondazh PASOK që bashkëqeveris përqëndron 4.8% të elektoratit, Grekët e Pavarur 3.6%, komunistët 4.6% ndërsa Demokracia e Majtë përqëndron 3.2% të votave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com