Ka dështuar në Hungari referendum për pranimin e kuotave të emigrantëve dhe shkak për këtë është bërë pjesëmarrja shumë e ulët në procesin e votimit nga ana e qytetarëve.
 
Siç raportojnë mediat hungareze, pjesëmarrja e më pak se 50% të votuesve mund ta bëjë të pavlefshëm referendumin për kuotat e BE.
 
Sipas sondazheve të bëra në këtë shtet, shumica dërrmuese e qytetarëve refuzuan sistemin e detyrueshëm të Bashkimit Evropian për kuotat.
 
Vlen të theksohet se Kryeministri Orban i nxiti qytetarët hungarezë që ti thonë Jo planit të Bashkimit Europian.
 
Qytetarët iu përgjigjen pyetjes: “A doni që Bashkimi Evropian të jetë në gjendje të mandatojë rivendosjen e detyrueshme të shtetasve jo-hungarez në Hungari edhe pa miratimin e Asamblesë Kombëtare”.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)