Protesta e studentëve po vazhdon prej ditësh ndërkohë që sot ka hyrë në ditën e 9-të. Organizimi vazhdon në Tiranë dhe në rrethe, ndërkohë që në Tiranë turma e protestuesve është ndarë sot në dy grupe. Njëri nga grupet po proteston para Kryeministrisë, ndërsa grupimi tjetër po proteston tek Ministria e Arsimit. 

Nga ana tjetër qëndron kryeministri i cili prej 5 ditësh iu ka shtrirë studentëve dorën e bashkëpunimit. Qeveria kërkon dialog dhe garanton se do të përmbushë të 8 kërkesat e studentëve, nëse këta të fundit hyjnë në një proces dialogimi. Por cili është perceptimi i opinionit dhe studentëve në rrjet?

Në disa sondazhe që janë bërë online, rezulton se studentët dhe qytetarët janë pro nisjes së dialogut. Kështu ka ndodhur edhe në sondazhin e përditshëm të "Shqiptarja.com", që sot kishte si temë hapjen ose jo të dialogut të studentëve me qeverinë. Në 6 orë, rezulton se kanë votuar 2400 persona, nga të cilët 53% janë pro dialogut. 

Sondazhi në Shqiptarja.com

 

Sondazhi në Shqiptarja.com (Votoni këtu)
Sondazhi në Report Tv (Votoni këtu)

Ndërkohë që në Instagram, në faqen “Post Meme”, sondazhi ka dalë me 83% pro hapjes së dialogut të studentëve me qeverinë.

Sondazhi i organizuar në rrjetin social Instagram