ITALI - Koalicioni i qendrës së majtë i kryesuar nga Pier Luigi Bersani renditet në vendin e parë duke arritur 37.2 për qind të nivelit të mbështetjes për zgjedhjet e ardhshme legjislative, që do të zhvillohen më 24-25 shkurt, sipas një sondazhi të publikuar sot.
"Lista Monti", një lëvizje politike në koalicion me qendrën e majtë e krijuar kohët e fundit nga kryeministri italian aktual në detyrë mori 9.3 për qind.
Ndërsa koalicioni i qendrës së djathtë i Silvio Berluskonit rendit e dyta me 29.7 % me 7 pikë më pak.
Një javë më parë në një fjalim për mbështetësit e tij ish kryeministri Bersluconi ka deklaruar siç konsiderohen nga kundërshtarët e tij “propozime shock” se do të ulë taksat dhe shpenzimet e qeverisë si dhe rimbursimet e menjëhershmë për familjet që kanë bërë pagesat për shtëpitë e tyre të parë.
Gjithashtu "Lëvizja Pesë Yje" e ish-komedianit, Beppe Grillo ka marrë 14.3 për qind.
Shifrat e sotëm është në fakt vetëm fillimi për fazën vendimtare të fushatës elektorale. Vetëm 15 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare në Itali ku hendeku mes qendrës së majtë dhe së dhjathtës është ngushtuar në mënyrë të vazhdueshme, që nga momenti kur Silvio Berlsuconi hyri në politikë vitin e kaluar.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com