Sipas një sondazhi më të fundit të realizuar nga qendra e pavarur “Levada” në Rusi, rezulton se pothuajse dy e treta e popullsisë të këtij vendi janë në favor të censurës në internet.

Në bazë të kësaj ankete, 63% e popullsisë është shprehur se censura është e nevojshme për shkak të materialeve të rrezikshme që publikohen online, duke deklaruar se janë dakord me kufizimin e këtyre materialeve.

Përsa i përket përqindjes tjetër të popullsisë në vend, vetëm 19 % e personave të intervistuar shprehen se rreziqet nga interneti janë të ekzagjeruar dhe janë kundër censurës, ndërsa 17 % e tyre shprehen se janë të pavendosur mbi këtë çështje.

Ky sondazh vjen vetëm një muaj përpara se të futet në fuqi një ligj i ri, sipas të cilit nëse përmbajtje të cilat do të cilësohen si të dëmshme apo të rrezikshme nga qeveria ruse do të ndalohen.

(ed.ka/Shqiptarja.com)