Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, do të votonin 48 % e qytetarëve të Kosovës. Në një sondazh të bërë këtë muaj, 24.1 % e qytetarëve kanë thënë se do të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq 23.3 % e tyre, kanë thënë se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje, kurse LDK-ja ka dalë e treta me 19.7 për qind, raporton KTV.

Ndërsa, Albin Kurti, sipas këtij sondazhi, është lideri më i përshtatshëm për Kryeministër të vendit. Menjëherë pas tij është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa i treti është presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

Në sondazhin e bërë këtë muaj nga kompania “Ubo Konsulting”, 48% e qytetarëve të anketuar, kanë thënë se do të votonin nëse zgjedhjet organizohen në një të ardhme të afërt.

Papunësia, luftimi i korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik, janë tri prioritetet kryesore, në të cilat, sipas qytetarëve, partitë politike duhet të fokusohen.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com