Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Analisti Lapardhaja: Më 11 maj Berisha do marrë më pak se Basha në 2021, fatkeqësi ku e kantandisi PD-në

Sondazhi i 27 marsit i institutit prestigjoz Italian “Piepoli’ transmetuar mbrëmjen e djeshme në Report Tv parashikon një tjetër fitore për Partinë Socialiste dhe kryetarin e PS-së më 11 maj. 

Sondazhi projekton PS të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, thuajse  i njëjti nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). I pandryshuar në krahasim rezultatet e sondazhit të 13 marsit, ndërsa koalicioni i Berishës PD – ASHM, projektohet të marrë 35 -39%.  

Edhe pse në sondazh ishte evidente dhe shifra e shqiptarëve të pakënaqur me qeverisjen e tij sërish ata besonin se është PS-së partia që mund të çojë Shqipërinë në BE, luftojë korrupsionin, krimin dhe rrisë ekonominë e vendit dhe do të fitojë 

Në një lidhje me skype me emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja analizon shifrat e sondazhit

“Shkak është gjëndja ku e katandisi Berisha e PD. Nëse do të ishim në kushte të tjera rezultati do të ishte tjetër. Përsa kohë që PD ndodhet në këtë situatë dhe lista e deputetëve tregoi se nuk është listë cilësore por shumë e vjetër dhe ricikluese shqiptarët arrijnë ta bëjnë dallimin nëse kjo opozitë lufton për veten apo për ata. Një qeverisje mjaft problematike të jetë në këto kuota ka një problem të madh. Nuk ka alternativë opozitare”


Duke iu referuar PD-së, Lapardhaja parashikon se në zgjedhjet e 11 majit, Berisha do të marrë një rezultat më të ulët se Basha në 2021.

“Koalicioni jo vetëm që nuk do të jetë madhështor por do të marrë vota më pak se mori Basha në 2021. PD do të dalë më keq në 2021. Kjo është fatkeqësi dhe e keqe e madhe për vendin, përtej asaj çfarë do të ndodhë me PD e Berishën pas 12 majit”

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Viti i zi i Marine Le Pen, hodhi poshtë edhe të atin për të ‘marrë’ Elysee

Viti i zi i Marine Le Pen, hodhi poshtë edhe të atin për të ‘marrë’ Elysee