Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij

Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report Tv, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. PS projektohet të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, duke ruajtur thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). Ky projeksion mbetet i pandryshuar në krahasim me dy javë më parë, ku ishte po ky rezultat.

Edhe Koalicioni PD – Aleanca për  Shqipërinë Madhështore nuk ka ndryshim në projeksion në krahasim me dy javë më parë. Renditet i dyti, me një kuotë që varion nga 35% deri në 39%, pak më poshtë krahasuar me rezultatin e arritur në vitin 2021 (39.4%). 

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit renditet i treti, me një mbështetje që varion nga 7-9 %, një rritje fare të lehtë në krahasim me rezultatin e sondazhit të 13 marsit ku parashikohej 6.5% deri në 8.5%. 

Një rritje të lehtë në krahasim me projeksionin e sondazhit të 13 marsit, ka dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt. Alternativa e re në skenën politike, projektohet të marrë 2.5% deri në 4.4% të votave, ndërsa në  sondazhin e 13 marsit ishte projektuar të marrë 2-4 %

Partia Social Demokrate e Tom Doshit pritet të marrë 0.5. – 2.5%, një rënie e lehtë në krahasim me atë të 13 marsit, kur shifrat ishin mes 1% dhe 3%. Të tjera parti të vogla si Lëvizja BASHKË, Koalicioni i Djathtas për Zhvillim dhe partia e Bashës “Koalicioni Euroatlantik”, luhaten në kufijtë 0.5% deri në 2.5%


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit në Report Tv: PS fiton më 11 maj me 50.5% të votave! Rama çon Shqipërinë në BE e garanton drejtësinë! PD forcë e dytë, por Berishës 59% s’i besojnë! Ja renditja e të vegjëlve


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ngjela për 'Studio Live': Isha i bindur që ekspertët amerikanë do riktheheshin në SPAK! SHBA ka interesa gjeopolitike në Shqipëri, politika ta shfrytëzojë në maksimum

Ngjela për 'Studio Live': Isha i bindur që ekspertët amerikanë do riktheheshin në SPAK! SHBA ka interesa gjeopolitike në Shqipëri, politika ta shfrytëzojë në maksimum