Sondazhi III 'Piepoli & Report Tv'/ Rama mbetet lideri më i besuar, pas tij Berisha, Meta vetëm 1%! Bie besimi për Lapajn, Shehajn, Qorin e Doshin

Sondazhi III 'Piepoli & Report Tv'/  Rama mbetet lideri më i besuar, pas tij Berisha, Meta vetëm 1%! Bie besimi për Lapajn, Shehajn, Qorin e Doshin

ryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS-së vijon të ruajë pozitën e politikanit më të besuar dhe frymëzues për shqiptarët. Sipas sondazhit të sotëm, 27 mars, të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 43% e të anketuarve thonë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën.

Në krahasim me sondazhin e 13 marsit, Rama ka një rënie prej 2 % ndërsa Berisha nuk ka ndryshim.  Ka një rënie besimi tek figurat e reja. Rezulton mbështetje më të ulët, duke reflektuar një zhvendosje të qartë të perceptimit qytetar në drejtim të liderëve më dominues ose më të rinj në profil.

Një rënie të ndjeshme ka dhe për Ilir Metën, presidentin e Partisë së Lirisë që po hetohet në paraburgim për 3 akuza, i cili për 2 javë ka rënë në 1% besimi ndaj tij. Adriatik Lapaj renditet i treti me 13 %, me 3% më pak në krahasim me shifrat e sondazhit të 13 marsit.  Agron Shehaj renditet i katërti me 9%, nga 13% që ishte më 13 mars.

Arlind Qori 4%, nga  9% që ishte më 13 mars. Tom Doshi 3% nga 5 % që ishte në sondazhin e 13 mars. Dashamir Shehi 2 % nga 4% që ishte në sondazhin e 13 mars.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit në Report Tv: PS fiton më 11 maj me 50.5% të votave! Rama çon Shqipërinë në BE e garanton drejtësinë! PD forcë e dytë, por Berishës 59% s’i besojnë! Ja renditja e të vegjëlve


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Plagosja me thikë në Pogradec, pas arrestimit të autorit të dyshuar, në pranga edhe një tjetër! Dyshohet se ndihmoi 54-vjeçarin të largohej nga vendngjarja

Plagosja me thikë në Pogradec, pas arrestimit të autorit të dyshuar, në pranga edhe një tjetër! Dyshohet se ndihmoi 54-vjeçarin të largohej nga vendngjarja