Sondazhi: Italianët skeptikë për vaksinimin, 40% e pjesëmarrësve shprehen se nuk do të rrezikojnë 

Në një sondazh të publikuar nga instituti italian SWG, tregon së në vend është rritur ndjeshëm shkallë e personave të cilët besojnë se virusi është krijuar për të manipuluar qytetarët dhe për të fituar pushtet. Në periudhën e studimit u përfshinë 800 qytetar nga data 16 deri në 22 nëntor. 25% e qytetarëve besojnë se virusi është rezultat i një komploti.  Në veçanti, 20% besojnë se virusi u krijua në laborator dhe u përhap me qëllim për të ndryshuar ekuilibrin botëror, ndërsa 5% besojnë se ai përdoret për të kontrolluar njerëzit dhe ekonominë, por në fakt nuk ekziston.

Një nga rezultatet më surprizuese është se  pjesëmarrësit në studim afërsisht 40% prej tyre u shprehën se nuk do të ndërmarrin riskun e vaksinimit.

Mosbesimi ndaj vaksinës Covid-19 është më i lartë nëse do të prodhohej në vende të tilla si Kina dhe Rusia. Sondazhi SWG tregon se 71% e të anketuarve nuk do t'i besonin një vaksine të prodhuar në Kinë ose Rusi. Nga ana tjetër, besimi rritet në 75% nëse vaksina është prodhuar në Itali, me 67% nëse vjen nga vendet e tjera të Evropës dhe me 57% nëse prodhohet në SHBA.

Sipas planit të bërë me dije nga qeveria, punonjësit e sektorit shëndetësor dhe grupet më të rrezikuara do të jenë të parët që do të vaksinohen.

Italianët së shpejti do të pajisen me pasaportën e vaksinimit çka do t’i jap mundësinë të lëvizin brenda vendit por edhe jashtë kufijve.

Por ekspertët janë më të kujdesshëm. Por duket se në të ardhmen e afërt as vaksina nuk do të mund t’i çlirojë njerëzit nga maska apo distanca fizike. Ndërsa ekspertët paralajmërojnë se është shumë herët për të parashikuar sesa kohë do të duhet që t’i rikthehemi plotësisht normalitetit.

.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?